Duket se në Shkodër, këtë vit ka vazhduar mbjellja masive e kanabis sativa.
Këtë e ka konfirmuar edhe fakti se është sekuestruar një sasi e madhe fidanësh kanabisi në një zonë pranë qytetit.
Në orët e para të mëngjesit në fshatin Gur i Zi në Shkodër është sekuestruar një sasi e madhe kubikësh kanabis sativa.
Sasi e madhe ishte gati për t’u mbjell.
Sekuestrimi është bërë gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit, të shkuar direkt nga Tirana.
Policia e Shkodrës nuk është njoftuar fare për operacionin në fjalë.
Pritet qe edhe përmes ndihmës së Guardia di Finanza në ditët në vijim të ketë ndërhyrje edhe në parcela ku janë konstatuar se ka të mbjella me kanabis.