Mos e humbisni/ ‘Ja ç’thoshte Rama për borxhin në vitin 2012’

E mërkurë, 10 June 2020 18:06

Edi Rama e ka shtuar malin e borxheve në Shqipëri për këto dy mandate më shumë se sa për dy dekada bashkë.

Por kjo nuk e ndal atë që të krenohet në një konferencë për shtyp se Shqipëria ka marrë edhe 650 milionë euro borxh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka kujtuar atij se çfarë thoshte kur ishte në opozitë për borxhin.

STATUSI I MANJANIT

Sa për informacion.

Për të gjithë ata që justifikojnë Edi Ramën që merr borxhe për të larë borxhet, po u sjell në vemendje këtë deklarim të Tij, të datës 4 dhjetor 2012:

"Një qeveri që është në gjendje të krijojë atë imazh që krijoi përmes atij kaosi për një festë si ajo e 100- vjetorit nuk ka dyshim që harton një buxhet rrënues. Lajmi i mirë është se ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ai është afirmimi më elokuent i domosdoshmnërisë për një rilindje shqiptare. Ky buxhet është treguesi më i qartë se pse 2013-a duhet të jetë viti i ndryshimit. Ne e kishim paralajmëruar rrezikun e rrënimit. Kjo qeveri po e lë familjen shqiptare me më pak fuqi blerëse dhe më shumë taksa. Rritja e fuqisë blerëse është detyrimi ynë parësor. Qeveria po e lë më keq se e gjeti borxhin publik shqiptar. Nuk është shteti që i lan borxhet, por çdo familje shqiptare, të cilës qeveria i heq 800 mijë lekë në vit, për të paguar borxhet që Saliu merr për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive që kanë përgjegjësinë të mirëqeverisin popullin dhe të mos mbingarkojnë me borxhe brezat e ardhshëm. Ulja e borxhit është synimi ynë për vitin që vjen”. (Citim i marrë në gazetën Dita)

I ka thënë vetë Edi Rama në opozitë dhe i dhamë të drejtë, i besuam qeverisjen. Ka bërë dhe deklarime të tjera edhe më tullë sesa ky.

Puna është se ne mendojmë prap që borxhi nuk është gjë e mirë sepse jo vetëm shoqëria pjell borxhlinj, por në thelb borxhi tregon se çfarë qeverie kemi.

Sa më i lartë borxhi publik aq më e keqe është qeveria.

Pra njerëzit nuk paguajnë vetëm paret e borxhit, por edhe koston e keqqeverisjes, e cila bëhet gjithnjë e më e keqe.

Mirëpo Edi Rama i qeverisë sot, nuk ka asnjë lidhje me asnjë rrjesht të fjalëve që ka thënë vetë.

Kjo puna e borxheve ka ngrënë koka qeverish e qeveritarësh gjithandej në Europë.

Sa për informacion, vetë Bashkimi Europian është sot në mes dilemës të rrimë bashkë dhe solidar në borxhe, apo të marrë secili borxhin e vet dhe të shpërbëhet bashkimi...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...