A po "komandon" Dvorani njëkohësisht Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor?
Ardian Dvorani, njeriu më problematik në sistemin e drejtësisë, i vetmi i cili mban mandatin më të gjatë në sistemin e drejtësisë (16 vite si anëtar i Gjykatës së Lartë, 7 vite nga të cilat përtej mandatit) sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deklaroi se “shumë shpejt Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda dy ditësh, do të mblidhet për të vendosur për mandatin tim si Kryetar i KED”.
Ky njeri vjedh para ,se ka 7 vite jashtë mandatit për postin, vjedh mandate sepse merr kompetenca qe nuk i takojnë, vjedh mandate se e di shtetin pronë të vetën e të Rilindjes.
Ndërkohë në faqen zyrtare në internet të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nuk rezulton të ketë ndonjë njoftim publik për zhvillimin e ndonjë mbledhje me këtë objekt, pra për shqyrtimin e çështjes së mandatit të Ardian Dvoranit.
Ku e di Ardian Dvorani se KLGJ do të mblidhet, pasnesër?! E ka përgatitur ai rendin e ditës së KLGJ?
Dhe a e di Dvorani se çfarë vendimi do të marrë KLGJ?
Sipas ligjit është Kryetari i KLGJ zonja Naureda Llagami, që duhet të përcaktojë rendin e ditës dhe të kryejë njoftimet për mbledhje. Por koha e zbatimit të ligjit ka kaluar, dhe duket se tashmë këtë detyrë e kryen Dvorani, ndërkohë që çështja që do të diskutohet është pikërisht mandati I tij dhe vijimi I ushtrimit të detyrës.
Kjo tregon qartë se Ardian Dvorani, nuk është vetëm Kryetar i KED por dhe Kryetar i KLGJ-së.
Duket qartë se ai ka "autorizim të posaçëm" të Kryeministrit Rama për të kryesuar këto dy organe për të përmbyllur detyrën e caktuar për delegjitimimin e gjithë procesit të implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë.