Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në tëitter detaje nga takimi i tij në selinë Blu me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
‘Me Presidentin e Kosovës
@HashimThaciRKS biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.’