Qeveria këqyr për rritjen e tatim-fitimit për biznesin e madh me 2 - 5%

Premte, 12 June 2020 07:50

Ministria e Financave po merr në konsideratë që të rrisë tatim fitimin për bizneset e mëdha në 17% ose 20%, nga 15% që është aktualisht.

Monitor ka mësuar se grupi i punës i krijuar për heqjen e taksave për biznesin e vogël (tatim fitimit dhe TVSH-së) po merr në konsideratë edhe alternativën për rritjen e tatim fitimit për të mëdhenjtë si një mënyrë për të kompensuar humbjen e të ardhurave në buxhet, sidomos nga heqja nga TVSH e më shumë se gjysmës së bizneseve. Por nuk ka ende një vendim konkret.

Më herët, kryeministri Rama e ka bërë të ditur që është marrë vendimi që tatim fitimi për biznesin e vogël do të jetë zero për të gjithë fashën deri në vitin 2029. Deri tani, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatim fitim, ndërsa  nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%. Në vend operojnë rreth 91 mijë subjekte të vogla, dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë, dhe si rrjedhojë janë të përjashtuar edhe aktualisht nga tatim fitimi. Ndaj kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në buxhet.

Rama ka deklaruar se po shqyrtohet dhe mundesia e përjashtimit të biznesit të vogël (deri 14 milionë lekë) nga TVSH, vendim që nuk është marrë akoma.

Ky vendim do të kishte efekt më të ndjeshëm në buxhet, në raport me heqjen e tatim fitimit.

Aktualisht, bizneset mbi 2 milionë lekë qarkullim vjetor janë të përfshira në TVSH. Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, janë rreth 32.5 mijë subjekte të vogla që janë të përfshirë në skemën e TVSH-së, të cilët nëse miratohet ky vendim do të dalin nga skema e TVSH-së. Subjektet e vogla të përfshira në TVSH përbëjnë gati 59% të numrit të tatimpaguesve gjithsej të tatimit mbi vlerën e shtuar, sipas informacionit zyrtar të tatimeve.

Pragu i qarkullimit vjetor për përfshirjen në TVSH u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Në fakt, në 2019-n, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me 18.1% me bazë vjetore, sipas të dhënave zyrtare të financave.

Deri në fund të vitit 2019, në vend kishte 113,829 tatimpagues gjithsej, sipas regjistrit të tatimeve (Në këtë shifer nuk janë përfshire 44,667 Fermerë).

Nga këta, 91 mijë janë biznese të vogla dhe 22.7 mijë janë tatimpagues të mëdhenj.

Nëse realizohet, kjo do të ishte rritja e dytë e tatim fitimit

Në fillim të vitit 2013, qeveria vendosi rritjen e tatim fitimit për biznesin e madh nga 10 në 15%. Të ardhurat nga ky zë ishin 2.2% e prodhimit të brendshëm bruto në 2019-n, nga 1% në vitin 2013.

Në vitin 2019, bizneset paguan 36.6 miliardë lekë tatim fitimi, ose 12% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave.

Ndërsa TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet, i cili siguroi 43% të totalit të të hyrave tatimore e doganore në 2019-n./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...