Gazetarja nga Brukseli: Pse janë shanset që të hapen kufijtë Shqipëri - BE në 1 korrik

Premte, 12 June 2020 11:22

Gazetarja e ABC News në Bruksel, Erisa Zykaj ka dhënë detaje për rekomandimin e KE, që vendet anëtare të hapin kufijtë me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, pas disa muajsh të mbyllur për shkak të Pandemisë.

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja tha se ditën e djeshme vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një privilegj, për shkak të menaxhimit të situatës.

“Ka dy motive kryesore që ky rekomandim i KE të kthehet në realitet që prej 1 korrikut. KE ka rekomanduar dje që të hiqen kufizimet për udhëtimet jo esenciale për vendet e treta, duke specifikuar në mënyrë të veçantë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ka pasur një kapitull të veçantë për Ballkanin Perëndimor se në Ballkanin Perëndimor situata është ose e njëjtë ose e mirë se ajo e BE. Dhe kjo përputhet me kriteret që ka përcaktuar Qendra Evropiane për Parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ka ranë dakord që kriteret që duhen të respektohen për të hequr këto kufizime janë tre: së pari duhet parë numri i rasteve të reja, trendi i infektimeve dhe si menaxhohet situata e epidemisë.

Dhe në bazë të këtyre kritereve BP ka marrë një vend të veçantë dje në KE. Mund të them se kishte edhe vende xheloze. Dje ishte takimi me vendet e partneritet të Lindjes dhe bënë këtë pyetje: Pse Ballkani ka të drejtë dhe ne jo?”, u shpreh gazetarja.

Më tej, Zykaj shton se ky rekomandim i KE është mbështetur edhe nga shtete anëtare si Gjermania. Sipas gazetares gjasat janë që hapja e kufijve të realizohet ë 1 korrik, dhe të mos mbetet thjeshtë rekomandim.

“Ky ishte një trajtim i veçantë i merituar për vendet e Ballkanit. Arsyeja e dytë ka të bëjë me qëndrimin e shteteve anëtare. 27 shtete anëtare kanë kërkuar vetëm një shtyrje nga data 15 qershor deri në 30 qershor . Pra afati i parë ka qenë ai i mbajtjes së kufijve te mbyllur deri në 15, dhe  ata kanë kërkuar një shtyrje vetëm për dy javë.

Dhe rekomandimi i KE që nuk duhet të kalohet përtej kësaj date duke parë situatën globale, në bazë të këtyre konsiderohet se nuk ka nevojë që të shtyhet ky afat më tej.

Prej datës 1 korrik shtetet anëtare të mund të heqin këto kufizime, që në shqip është rihapja e kufijve për qytetarët e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi parë edhe shtete anëtare si Gjermania që e kanë mbështetur menjëherë këtë hap. Të gjitha këto të bëjnë të besojnë se ky nuk do të mbetet një rekomandim, por do hapen”, u shpreh gazetarja. /abcnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...