Nga Ylli Manjani
Lulzim Basha, Petrit Vasili e Shpëtim Idrizi janë përgjegjës politikisht për nënshkrimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit.
Cilësia politike a madje e IQ e të propozuarve prej tyre e që zunë vendet në parlament është skarco. Pa dyshim!
Por, krahasuar me firmën e Edi Ramës që ka mbështetur ish të dënuar, të kërkuar nga drejtësitë perëndimore, trafikantë e drogaxhi, shkelës ligji e të fortë, firmat e Lulit, Petritit e Shpëtimit janë amatore.
As i afrohen cilësisë së lartë e tepër të lartë të demografisë kriminale në politikë.
Sidoqoftë përveç ligjit për dekriminalizimin, politikës i duhet dhe një ligj për debudallizimin…