'Do ndalojmë grumbullimet politike'/Rama i frikësohet Koronavirusit apo Bashës?

Tuesday, 16 June 2020 17:29

Pasi ka përdorur talljen dhe ironinë ndaj turit të Lulzim Bashës nëpër Shqipëri, Rama po hedh me sa duket një hap tjetër për t’i ndalur ato. Kryeministri ka shfrytëzuar sot një monolog në ERTV, për rritjen alarmante të shifrave të të infektuarve me COVID 19 (82 sot) për të thënë se do të ndalohen të gjitha llojet e grumbullimeve.

Madje ai ka vajtur edhe më tej duke kërcënuar me gjoba policore ata që marrin individualisht pjesë në tubime përtej numrit të lejuar.
Rama ka theksuar se pas konsultimit me ekspertë anonimë dhe sidomos pas një rrahje mendimi të gjerë dhe shterues me Ogerta Manastirliun do ti thotë ndal tubimeve politike.

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Ndonëse liria e lëvizjes dhe e shprehjes janë të garantauara, grumbullime me më shume njerëz sesa lejon protokolli i sigurisë do penalizohen nga policia kudo qofte e kushdo qoftë”, tha ai

Por, duke bërë këtë kërcënim kryeministri haron dy gjëra. Se ai qe i pari që prishi rregullat e distancimit social kur vendosi që me një akt barbar, ende pa mabaruar shtetrrethimi, të shembë godinën e Teatrit Kombëtar.

E dyta se po të shohësh gjurmimin e shifrave në rritje të të infektuarve, më shumë ato e kanë origjinën nga qendra spitalore Nënë Tereza, e cila është në përgjegjësinë e ekspertëve anonimë që citon Rama, sesa nga vendet ku ka zhvilluar tubime opozita.

Fillimisht Rama e dënoi Bashën me gjoba pas du mitingjeve kundër shembjes së teatrit dhe atij në Durrës.

Pas këtyre ngjarjeve kryeministri reagoi në Tëttiter: “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!” Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo është papërgjegjshmëri, që Basha e bën për interesa personale.

Por kryedemokrati, u përgjigj se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë është Ramavirusi. “Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI tha ai dhe vazhdoi axhendën e vet.

Kjo me sa duket e ka detyruar Ramën që në këtë rikthim në ERTV, me pretekst Covid-in, ta shfrytëzojë për të friksuar mbështetësit e grumbullimeve të opozitës, të cilët me sa duket nuk i ndaloi dot me ironi dhe shprehje cinike në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...