Ismail Kadare mesazh për vdekjen e Moikom Zeqos:Ishte i çmuar, ditë zie kur njerëz të tillë largohen nga jeta!

E mërkurë, 17 June 2020 11:32

 

“Për Moikom Zeqon kam një mendim shumë të mirë. E kam njohur që kur ka qenë fare i ri. Ishte nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”. Shkrimtari Ismail Kadare e kujton përmes këtyre fjalëve poliedrikun Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

Me të lidhen edhe hapat e parë të Zeqos në krijimtarinë letrare, duke qenë se ndër botimet e tij të para kanë qenë pikërisht dy ese për romanet “Kështjella” dhe “Kronikë në gurë” të Kadaresë.

Sa i përket veprës së Zeqos, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që e duan”. Të ritakuar disa muaj më parë, kur shkrimtarin e pyesim nëse e gjente Moikom Zeqon të ndryshuar nga ai që njihte dikur, ai përgjigjet: “Vështirë ta them. Por jo, brenda limites së gjërave nuk kish ndryshuar”, duke shtuar se ishte po ai njeri i palodhur. Kadare vlerëson edhe kontributin e Zeqos përmes zërit kritik dhe mendimit të lirë, pavarësisht përjashtimit të hershëm nga politika si ish-deputet i Partisë Socialiste.

Moikom Kadare
“Ka qenë shumë i pranishëm në ngjarjet e ditës së kohës, por jeta ka ligjet e saj”, thotë ai për “Panorama.al“. Zeqo, edhe në librat e tij, si te “Laboratori i ëndrrës”, tregon për episode ku Kadare shpreh një lloj përkrahje ndaj tij si krijues i ri letrar. Lidhur me këtë, shkrimtari shprehet se një qasje e tillë i ka shërbyer edhe nevojës për të shpënë artin dhe letërsinë shqiptare përpara, përmes dashamirësve dhe krijuesve të saj.
“Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, shton më tej
NJOHJA E KAHERSHME KADARE-ZEQO
Shkrimtari Moikom Zeqo, pak muaj më parë, në një intervistë për “Panoramën”, rrëfeu rreth njohjes së hershme me Ismail Kadarenë.

“Për herë të parë e kam takuar në ’64-ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta ‘Drita’. Ende s’i kisha mbushur të 15- at. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik.

Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që te të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai dhe po ashtu e anasjella. Edhe Kadare vinte shpesh në Durrës”, tregonte poliedriku.

Kadare
Zeqo rrëfeu edhe rreth episodit, ku sjell në vëmendje përkrahjen që Kadare tregoi lidhur me honorarët e poezive të tij, që shefi i redaksisë “Drita” duhet t’i shlyente. Ndërsa i bëhet me dije se do të shpërblehej vetëm për poezitë e botuara, Kadare ndërhyn duke i kërkuar Dhimitër Fullanit që Zeqo të paguhej në total për librin e tij, i cili botohej për herë të parë.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...