Raporti i Venecias për emërimet në Kushtetuese, ish-deputetja e LSI: Tani të gjithë duhet të heshtin, koha të bëhemi pjesë e BE!

Diel, 21 June 2020 17:30

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho, shkruan në “facebook” se vendimi i Komisionit të Venecias për t’i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese mbrojti Kushtetutën dhe nxori në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë.

Reagimi i ish-deputetes:

Kushtetuta e Republikës ishte mjaft e qartë dhe nuk linte asnjë hapsirë për interpretim kur fliste për emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese nga organet e emërtesës qoftë Presidenti apo Kuvendi.

Detyra e vetme e këtyre organeve ishte zbatimi me korrektësi i saj gjë që Presidenti i Republikës e bëri duke përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Nderkohë Kuvendi dhe maxhoranca duke përdorur KED nuk kishte interes zbatimin e saj, por kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Komisionit te Venecias mbrojti Kushtetutën dhe nxorri në pah qartë se kush synonte ta respektonte atë në gërmë e në frymë si ligji themelor i vendit dhe kush donte ta përdorte për ta kapur e uzurpuar institucionin më të rëndesishem të sistemit të drejtësisë.

Tani Venecia foli e të gjithë duhet të heshtim duke kuptuar që ka ardhur koha që vendi yne që aspiron të bëhet pjesë e BE duhet më së pari të zbatoj ligjet e tij për të ndertuar Shtetin e së Drejtës dhe forcuar demokracinë.🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...