Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi:Qeveria ka mbetur në klasë

Hënë, 22 June 2020 08:54

Nga Elmaz Sherifi, ish-minstër i PS
Para dy vjetësh qeveritarët përdornin me tepri togfjalëshin: “i kemi kryer detyrat e shtëpisë”, për të “ngopur me lugën bosh” opinionin, duke ia lënë përgjegjësinë e moshapjes së negociatave me BE, që sipas Ramës, kishte problemet e saj të brendshme. Propaganda qeveritare pati kurajë që të dekoronte edhe zyrtarët më të lartë të BE, për “hapjen e negociatave”!
Krijimi i institucioneve të reja të BE, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, po zbardh gradualisht rrenat qeveritare dhe ato të disa zyrtarëve europianë.
Kryeministri i Shqipërisë vazhdon “Avazin e Mukës”.
Ai përsëri deklaron se “nuk ka kushte’! Me sa kuptohet ai është nën efektin e “avujve” që krijojnë “optimizëm” për ëndrrën e tij të “mandatit të tretë”.
Qe tani ka shpallur “pllanin dhjetevjecar” te zhvillimit te Shqiperise ne infrastrukture, dhe garen e ka akoma me ate qe ne 2009 e quante “plaku i fundit i qeverisjes se vjeter”. Matet me Berishen.
Mirpo, Berisha brenda qeverisjes se tij i beri dy tunele, ate te Kukesit dhe te Elbasanit. Ndersa “perfaqesuesi i politikes se re” ne tete vjet qeverisje ka “ndertuar” vetem projektet me 3D, te porteve, aeroporteve, dhe se fundmi edhe projektin e Llogarase. Ne propagande eshte kampion, dhe gjithecka e ben, qe te “harrohet” mbetja ne klase, nga mos plotesimi i standardeve te qeverisjes, prandaj nuk hapen edhe negociatat.
Parlamenti Europiane po tregohet i pa meshirshem. Pasi u degjua edhe ligjerata naive, se “nuk ka kushte”, amendamenti qe ne parim u votua me 388 vota, kur kaloi votimi perfundimtar me 532 vota, deputet e te gjitha kraheve politik ligjeruan 15 kushtet e vendosura me pare nga KE, por qe mohoheshin publikisht nga kryeministri i Shqiperise.
Me miratimin e kushteve qeverisja ka rene. Ajo formalisht le te veproj. Por ajo do te jete para sfidave te perditeshme. Tani Kuvendi i Sajuar do te detyroget te rikthej shume nga ligjet qe ka votur. Eshte e detyruar te plotesoj Gjykaten Kushtetutese dhe Gjykaten e Larte. Gjykata Kushtetutese do te shqyrtoj legjitimitetin e zgjedhjeve vendore te qershorit 2019, sipas edhe opinionit te Komisionit te Venecias. Sepse zgjedhjet vendore nuk i plotesojne standardet demokratike qe te shpallen te vlefsheme, pasi kane marre pjese subjekte zgjedhore te paligjshme, te cilat nuk jane shpallur subjekte elektorale nga Gjykata e Tiranes. Kete fakt e ka deklaruar edhe Raporti i OSBE dhe ODIHR.
Propaganda qeveritare do te behet edhe me agresive, per te mbuluar mbetjen ne klase.
Por tani, te gjithe po e kuptojne se qeverisja ” ka ambetur rrugeve ” !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...