I ftuar në "Çim Peka LIVE" në SYRI TV, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, pas deklaratave të sotme në Parlamentin Europian, nëse ka një pikë shqiptari në gjakun e tij, Rama ka vetëm një rrugë: largimin.
Shqipëria nuk është ajo që propagandon Rama/ Malaj: Kur të vërtetat thuhen dhe nga Parlamenti i BE!
"Është e jashtëzakonshme. Në dimrin e vitit 2002 nga po ky komision ishin të ftuar qeveria dhe opozita. Kishte ndodh kjo vetëm në vitin 1993 me komandatin Ahmed Masud. Tani gjykimin e bën pa palë dhe lëshuan verdiktin, deklaratat. Ata i marrin të mirëfillta ato që kanë thanë aty. Kësaj rradhe është një gjykim pa apel. Nuk i dhanë mundësi mbrojtje siç ia dhanë Fatos Nanos që ishte aty i pranishëm.
Përsëri narkoshteti. Deklarata e David Lega se qeveria tregohet më e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët, tregon gjithçka.
Të themi të vërtetën: nëse Rama do të kishte një nonagram shqiptari ai nesër duhet të japë dorëheqjen", u shpreh Berisha.
"Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen", shtoi ish kryeministri.
© SYRI.net