'Rama leckë e djegur'/Berisha:Shqiptarët dhe opozita të ngrihen dhe ta krrehin

Tuesday, 23 June 2020 09:54

Ish kryeministri Sali Berisha, nga Syri TV, i kërkoi opozitës dhe shqiptarëve të ngrihen në protesta dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Europa foli qartë. Nuk ka hapje negociatash me të kryeministër. Ai shtoi se, pas Kim Jong Un dhe Chaves është i treti me letrat më të djegura ndërkombëtarisht.

“Jam i gatshëm ta gris marrëveshjen nëse vazhdoni të flisni keq për mua”, do të deklaronte Rama pas marrëveshjes për reformën Zgjedhore
Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit, Berisha u shpreh:
“Përveçse ka një marrëveshje, ka një kërkesë ekspicite të Berlinit, të Brukselit por edhe të vetë sekretarit të shtetit për votimin e marrëveshjes. Njeriu që e siguron marrëveshjen është ai. Ai kundërshtoi me forcë identifikimin biometrik, ishte mekaniku kryesor për të vjesdhur votat. E dyta, administrata. Kishte një raport ndërkombëtar që thoshte është shumë e politizuar. Pikën e dytë e gjeti vetë Rama. Më pas bëri drafte dhe thoshte "thoni u ndryshua sistemi". ODIHR nuk ka kërkuar në asnjë raport ndryshim sistemi. Pastaj merret me lloj lloj gjëra. Do ndaloj koalicionet, do bëjë këtë. E bën. Çfarë nuk pret nga ky!

Shqiptarët duhet ta krrehin për leckat. Kjo është e gjitha. Europa foli. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Tani u kuptua më lehtë nga shqiptarët kush është Edi Rama. Duhet të dalim dhe ta krrehim. Kjo opozitë duhet ta krrehë Ramën bashkë me shqiptarët. Rama është leckë e djegur. Atë që i ka bërë vetes nuk ja ka bërë askush", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...