Basha me banoret e Zall Bastarit/RAMAVIRUSI ka harxhuar parate per projekte korruptive.Do ti japim mundesine njerezve punetore.

Tuesday, 23 June 2020 15:13

Nga Lulzim Basha

Rreth 5000 banorë të Zall Bastarit jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe prodhimet bujqësore.

Sot u takova me fermerë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti. Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë.

Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar.

Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.

Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj.

Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje.

Do t'i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet.

Ne do të bëjmë gjithçka që t'i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t'i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...