Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti u takuan, ndërsa mësohet se kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.
Republika e Kosovës është e bekuar me mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do të forcojë paqen në gjithë rajonin”, -thuhet në njoftimin për media.