Përgjigja e Ministrisë së Arsimit/Studentët:Ishte tallëse, shihemi ballë për ballë

E mërkurë, 24 June 2020 09:02

 

Studentët janë shprehur të pakënaqur, madje ndihen të fyer nga përgjigja që i dha sot Ministria e Arsimit kërkesës së tyre për të hequr tarifat për këtë viti akademik.

Në reagimin e saj Lëvizja për Universitetin e ka cilësuar tallës reagimin e Ministrisë së Arsimit, duke thënë se ajo vetëm një përgjigje nuk ishte.

Ndërkohë që pas përgjigjes së sotme të dhënë nga Minsitria e Arsimit, studentët paralajmërjnë sërish proesta.

Ja reagimi i plotë:

PËRGJIGJE MINISTRISË SË TALLJES ME STUDENTËT

E prisnim që e ashtuquajtura Ministri e Arsimit do të refuzonte peticionin e firmosur nga rreth 8000 studentë për anulimin e tarifave universitare për këtë vit akademik. Përvoja e gjatë me të – ministër pas ministri – na bën të mos habitemi as me shmangien e përgjegjësisë. Por dhjetëra mijëra studentët e universiteteve publike nuk ia kanë borxh talljen.

Është e pabesueshme se si ende sot, një vit e gjysmë pas protestës historike studentore, kjo ministri vazhdon të pretendojë se Pakti për Universitetin u dha përgjigje problemeve të thella të jetës universitare. Për të mbuluar dështimin e saj, ajo paraqet shifra vetëreferuese, të padokumentuara dhe të pabesueshme të përfitimit nga ulja e tarifave, duke e çuar shifrën e përfituesve në 90%. Vërtet? Mos vallë janë 105%, ku nga bujaria e shtetit marrin bursë edhe fotokopjuesit anës fakulteteve?!

 

Kujtojmë se ky pakt nuk ka kontribuuar aspak në demokratizimin universitar, cilësinë e mësimdhënies dhe ka përjashtuar një numër të madh studentësh nga ulja e tarifave. Nga kjo e fundit përjashtohen pothuajse të gjithë studentët e nivelit master, si dhe studentët që në bachelor kanë mesatare nën 6 apo kanë një numër të caktuar provimesh të mbartura.

Po shqetësimi parësor i këtyre muajve nuk është pakti që qeveria lidhi me veten, por dështimi i procesit të mësimit online. Nga dëshmitë e shumë studentëve dihet se ndjekja e mësimit online ka qenë skandalozisht e ulët. Studentët kanë qenë të privuar nga interneti i mjaftueshëm dhe pajisjet e përshtatshme elektronike për të ndjekur muaj të tërë mësimdhënieje formale. Shumë prej tyre kanë humbur punën që janë të detyruar të bëjnë për të mbajtur veten në qytetin universitar, të tjerë po përjetojnë dramën ekonomike të familjeve të tyre. Studentët e viteve të treta, që teorikisht po zhvillojnë përmbledhje të mësimit, po i frekuentojnë shumë pak auditorët për shkak të bllokimit të transportit ndërurban.

Në këto kushte, kur qeveria gjen me vend të kompensojë edhe oligarkun që kanë vënë traun feudal mbi Rrugën e Kombit, ata kërkojnë minimumin e trajtimit të barabartë dhe të dinjitetshëm: anulimin e tarifave. Kjo kërkesë mori si përgjigje “respektimin e rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve”. TALLJE, TALLJE E PRAPË TALLJE ME FATIN E DHJETËRA MIJËRA TË RINJVE!

Ne, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, kemi gjashtë vjet që luftojmë për arsimin si e drejtë themelore e njeriut, duke iu kundërvënë çdo ligji, vendimi dhe praktike tjetërsuese ndaj mbrujtjes së studentëve me dije, aftësi profesionale dhe mendim kritik. Problemet e jetës universitare janë strukturore. Ato kanë për burim ligjin famëkeq të arsimit të lartë – të sponsorizuar nga pronarët e universiteteve private –, që i komercializon universitetet publike, lë vend për financimin e privateve, i kthen studentët në klientë dhe feudalizon marrëdhëniet midis drejtuesve, pedagogëve dhe studentëve. Peshku qelbet nga koka (qeveria) dhe vazhdon me pjesët e saj në nënrenditura: burokratët e korruptuar dhe abuzuesit mes pedagogëve. ATA JANË NJË. PËR T’I LUFTUAR, EDHE NE DUHET TË BËHEMI NJË.

Në fund të kësaj përgjigjeje, do të donim t’i drejtoheshim Ministrisë “me respektin” që lyp kortezia. Po nuk e meriton dhe as presim që do ta meritojë për sa kohë do të jetë organ i një qeverie të kapur për veshi nga oligarkët.

Shihemi ballë për ballë!

– Lëvizja Për Universitetin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...