Kandidatët e PD i zgjedh anëtarësia/Teliti:Eksponentët ndër vite dhe figurat e reja, shtylla e suksesit në zgjedhje

E Enjte, 25 June 2020 17:50

Kreu i Kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar zhvillimet më të fundit në selinë blu që lidhen me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qëndrore.

Sipas tij, nuk ka largime nga PD dhe kushdo që ka dhënë sadopak kontribut në këtë parti për 30 vjet, është pjesë e saj.

"Për mua ka njerëz me eksperiencë dhe me shumë eksperiencë. Çdo person që në 30 vjet ka dhënë kontribut është pjesë e PD. Nuk ka largime. Ka angazhime të aktivitetit më të lartë. Eksponentët ndër vite të PD dhe figurat e reja do të jenë një nga shtyllat e PD dhe opozitës së bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe lokale me platformën më të mirë ku do të marrim dhe besimin e qytetarëve shqiptarë.

Ajo që kemi sanksionuar edhe me vendim të Kryesisë, mbi 110 anëtarët aktivë do të jenë ata që do të vendosin se kush do ti përfaqësojë. Kjo na bën mirë edhe ne pasi detyrohemi të rrisim performancën tonë", tha Teliti.

Por një prej pikave të selisë blu është edhe ajo që përjashton nga kjo garë kryetarin e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe ish kryeministrat gjatë qeverisjes së PD. Lidhur me këtë, Teliti u shpreh:

"Vendimmarrja e Kryesisë që mos jenë pjesë e procesit të përzgjedhjes pasi është absurde pasi ky kryetar është votuar nga 70% e anëtarësisë. Vendimi për të mos përfshirë edhe sekretarët dhe nënkryetarët pasi janë de facto dhe de juro niveli më i lartë drejtues dhe do të menaxhojnë procesin në të gjithë Shqipërinë".

Sa i përket kryetarëve dhe sekretarëve të degëve që përjashtohen nga kjo gjë, kreu i Kabinitetit të kreut të PD dha këtë sqarim:

"Çdokush ka të drejtë të garojë por gjatë procesit që zgjat 3 muaj të mos jetë i veshur me petkun e postit politik. Kjo është për të krijuar barazi. Ka në dorë shumë gjëra. Unë kam qenë vetë për rreth 6 vjet sekretar dege dhe e di çfarë fuqie mund të ketë në dorë".

Partia Demokratike do të fillojë nga dita e sotme përzgjedhjen e kandidateve për deputetë duke shënuar kështu ‘de facto’ edhe nisjen e fushatës elektorale.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ky është një nga hapat më të rëndësishëm që ndërmerr një parti politike në Shqipëri bazuar në praktikat më të mira të demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit të partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave.

Rregullat dhe parimet mbi te cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidateve ndahen në 4 faza.

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individë qe nuk jane propozuar nga anëtarësia, kane te drejten e vetëpropozimit.

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga Kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Përmes këtij procesi PD garanton një proces te hapur për te gjithë ata qe duan te jene pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund te jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit, kane qene funksionarë te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtore te sigurimit te shtetit. Gratë, te rinjtë, te përndjekurit dhe pronaret do te kenë një përfaqësim dinjitoz ne listën e deputeteve te PD

Kryetari i PD Lulzim Basha jetëson një premtim te tij për hapjen dhe demokratizimin e Partisë dhe fuqizimin e rolit të anëtarësisë ne vendimmarrjet me te rëndësishme politike.

Duke marrë vendimet më të rëndësishme me anëtarësinë, PD jep shembullin e saj se si do te jete vendimmarrja e saj ne qeverisjen e vendit. /A.R, Syri.net

https://www.syri.net/politike/349881/ja-udhezimi-i-pd-se-me-4-fazat-e-procesit-kushtet-qe-duhet-te-plotesojne-te-perzgjedhurit/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...