Çështja e Thaçit dhe Veselit,Vasili:Izolimi dhe armiqësimi i Kosovës me Europën, objektivi më i madh i të gjithë antishqiptarëve, si Edi Rama

Premte, 26 June 2020 12:16

!
Nga Petrit Vasili

Kurdisja e nje histerie antieuropiane!

Një histeri antieuropiane, e kurdisur trashë, është shfaqur ngado me regji të Edi Ramës gjoja në emër të mbrojtjes së luftëtarëve të Kosovës.

Përdorimi i lig nga Rama i ngjarjeve të fundit, që lidhen me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është vetëm krijimi prej tij i një fokusi artificial për të shpërqëndruar opinionin nga vetja dhe përgjegjësitë e rënda te tij.

Hashimi dhe Kadriu dy luftëtarë të shquar të vijës së parë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës janë dy burra vepra e të cilëve flet vetë.

Sakrificat dhe trimëria e tyre nuk ka nevojë aspak për avokatinë e frikacakut Edi Rama.

Se sa i respekton luftëtarët për liri të Kosovës dhe sa sinqerisht flet për ata Rama, të gjithë e kanë të qartë, që pas veprimeve ndaj një luftëtari të paepur si Haradinaj të cilin edhe paditi në mënyrë ordinere në Gjykatë.

Histeria antieuropiane në emër të gjoja mbrojtjes së luftetarëve të Kosovës është thjesht dhe vetëm thika pas shpine e radhës e Ramës ndaj tyre dhe ndaj Kosovës.

Të gjithë e njohin botërisht rolin e Europës, të Anglisë, Gjermanisë etj. në çlirimin e Kosovës.

Asnjë nuk e ka harruar Gjeneralin anglez Sir. Michael Jackson personalitetin më të lartë pas luftës së dytë botërore të ushtrisë britanikë, që drejtoi në Kosovë në momentet me kritike të saj.

Kosova e pavarur është një vepër madhore e SHBA dhe Europës.

Antieuropianizmi i histerik i Ramës është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës, e cila Europën dhe integrimin europian i ka prioritetin me madhor të saj.

Izolimi dhe armiqësimi i Kosovës me Europën është objektivi më i madh i të gjithë antishqiptarëve, që përfaqëson Edi Rama.

Vetëm për shkak të Ramës sot Shqipëria është në momentin më të keq të integrimit europian të saj dhe në udhëkryqin më të rrezikshëm të ekzistencës së saj.

15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, janë prova e zhbërjes së shtetit dhe kursit antieuropian të rilindjes.

Krimi, droga, korrupsioni, pastrimi i parave, votimet moniste dhe shkatërrimi i të gjithë institucioneve të vendit në Shqipëri janë fakte tronditëse që po shkatërrojne të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Shqipëria nga një aleat e ndihmë për Kosovën, është thjesht dhe vetëm një problem i madh me shumë dhe nje avokat me vlerë negative i saj.

Përballë kësaj situatë vetëm propaganda dhe shteti i propagandës janë ato, që drejton realisht Edi Rama.

Për të shperqendruar vemendjen nga pergjegjesite e renda per izolimin e vendit dhe krizen e tmerrshme ekonomike, qe e ka mberthyer, Rama eshte leshuar te fitoje minuta propagande dhe mbijetese politike per veten e ti, duke shperdoruar pabesisht ngjarjet ne Kosove.

Hashimi dhe Kadriu pa iu dridhur syri janë përballur me kasapin e Ballkanit Milosheviçin dhe kane fituar beteja te medha.

Ata do të përballen edhe me këtë betejë të re dhe do ta fitojnë edhe atë.

Një Shqipëri dinjitoze dhe autoritare sigurisht do të ishte një mbështetje për ta.

Shqipëria e Edi Ramës është e kundërta, sepse përveç problemeve nuk është në gjendje të ofrojë asgjë tjetër.

Imoraliteti antieuropian i Ramës është zgjatim i skenarit të errët të tij për ta mbajtur Shqipërinë larg Europës dhe për ta bërë pre të interesave të errëta që shohin në të kundërt të Perendimit, që pasurojnë Ramën dhe rrënojnë shqiptaret.

Kurdisja e kësaj histerie antieuropiane në emër gjoja te luftëtarëve të UÇK është një strategji e pabesë kundër të gjithë shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri.

Ajo duhet përbuzuar dhe neveritur si produkt i një antishqiptari si Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...