Aktakuzat,Meta:S'është momenti për mosbesim ndaj aleatëve tanë perëndimorë

Premte, 26 June 2020 13:48

 

Presidenti Ilir Meta foli sot lidhur me aktakuzat që iu drejtuan nga Haga, Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Meta theksoi se “nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve tanë perëndimorë, që kanë qënë dhe janë me popullin e Kosovës dhe me shtetin e pavarur të Kosovës”, teksa nuk e gjykoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, duke thënë se "Shqipëria nuk ka shkëlqyer në drejtësinë kombëtare që të gjykojë atë ndërkombëtare..."
“Z. Meta, a besoni edhe ju si z. Rama ju se drejtësia ndërkombëtare për Kosovën është selektive dhe a keni pasur ju komunikime me z. Thaçi dhe me z. Veseli?” - ishte pyetja që iu drejtua Presidentit gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Presidenti tha: “ Nuk është momenti këtu të merremi me drejtësinë ndërkombëtare, aq më tepër sa po flisnim për Raportin e ”Venecias” që tregon se nuk kemi shkëlqyer në drejtësinë kombëtare që të merremi me atë ndërkombëtare.

 

Miratimi i kësaj Gjykate ka qenë një akt i sforcuar por ne e dimë të gjithë shumë mirë nga të gjithë faktorët që ai është shtyrë kur në radhë të parë është vetë pala që e shkaktoi atë luftë, atë genocid dhe s’mund të pranojë këtë realitet të ri, që ka ndihmuar kaq shumë stabilitetin e rajonit tonë siç është shteti i ri i Kosovës.

Dua të them se të gjithë drejtuesit kryesorë të UÇK që janë akuzuar - madje disa dhe në mënyrë të përsëritur - i kanë fituar të gjithë betejat me drejtësinë ndërkombëtare e të gjithë e dimë që pala që është dënuar më shumë, madje që jo vetëm është dënuar më shumë por dhe jo aq sa ç’duhet, e dimë se kush është.

E dimë ende që vrasësit e vëllezërve Bytyçi për të cilët ka një rezolutë të Kongresit Amerikan dhe të shumë institucioneve të tjera kanë dhe funksione publike. Megjithatë e theksoj është momenti për urtësi, unitet jo vetëm në Kosovë po dhe në Shqipëri e kudo dhe natyrisht nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve tanë perëndimorë që kanë qenë dhe janë me popullin e Kosovës dhe me shtetin e pavarur të Kosovës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...