Ja pse Rama kërkon ndalimin e koalicioneve/Opozita e bashkuar fitonte edhe në 2019-ën

Saturday, 27 June 2020 10:38

 

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, pa marrë parasysh konsumin e qeverisë dhe rritjen e Opozitës, apo parregullsitë e manipulimet, në zgjedhjet e 30 qershorit të një viti më parë nëse do të futej në zgjedhje, koalicioni opozitar do të merrte më shumë se gjysmën e bashkive në vend.

Sfida elektorale bëhet më interesante po të marrim parasysh kërkesën për të mbajtur në të njëjtën datë të dyja betejat, atë politike dhe vendore. Hulumtimi i gazetës MAPO, nxjerr edhe një herë arsyen pse Edi Rama kërkon ndalimin e koalicioneve para zgjedhjeve.

U desh një muaj që të nxirrej pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, njëpartiake të qershorit 2019. Jo rezultati, por pjesëmarrja që dhe në vendin më të humbur të botës del menjëherë sapo bie gongu i mbylljes së qendrave të votimit.

Deri në orën 12 të asaj të Diele, shifra e votuesve nuk kishte kaluar 12 përqindëshin në rang vendi, ose diçka më shumë se 424 mijë persona gjithsej. Ora 16.00, dhe shumë pak lëvizje, rritja vetëm 3%. Kohë nuk kishte më, një pjesëmarrje e tillë do ishte vrastare për imazhin propagandistik të rilindjes.

Njerëzit kishin braktisur zgjedhjet njëpartike që po zhvilloheshin në mbarë vendin. Pas kësaj u thirrën të paraqiteshin para kutive të votimit punonjësit e administratës nën kërcënimin e heqjes nga puna, por dhe ustallarët e rregullimit të shifrave. Rruga ishte e hapur, pasi komisionerët e opozitës në QV mungonin, dhe të vetmit që kishin akses në procesverbale dhe fletë votimi ishin komisionerët e PS. E megjithëse ishin vetëm dhe pa kundërshtarë, sërish, ODIHR gjeti shumë shkelje dhe parregullsi në ato votime.
***
Në orën 18 vetëm një orë para mbylljes së qendrave të votimit KQZ deklaroi një pjesëmarrje prej 19%, ose rreth 670 mijë votues në total. Por kjo shifër ishte larg asaj të vitit 2017, ku PS pretendon se mori 760 mijë vota. Pas kësaj, filloi dhe kalvari i rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje. Deri më 30 korrik të vitit 2019, KQZ nuk kish mundur të rakordonte numrin e votave me votuesit. Përditë dilnin çudira. Në Urën Vajgurore raportohej një fitore e PS në masën 129%. Në Malësi të Madhe, dilnin rreth 665 vota më shumë se votues që kishte raportuar KQZ.

Në Lushnjë, 883 vota më shumë se votues, në Vorë 88 vota më shumë, në Vaun e Dejës mbi një mijë vota më shumë se votues etj. Fenomeni ishte shtrirë në të gjithë vendin. Rama katër ditë pas mbylljes së qendrave të votimit, nxitoi të deklaronte nga foltorja e kuvendit se mazhoranca kishte rikonfirmuar rezultatin e vitit 2017. Mesazhi ishte i qartë. Aq vota duheshin në kutitë e votimit. Më 30 korrik, u bë dhe shpallja e numrit të votuesve që kishin marrë pjesë në zgjedhje. 811 mijë në total dhe nga këto 766 mijë ishin për PS dhe kandidatët e saj. Por ajo që ndodhi në Tiranë, ishte dhe prologu i të tërësi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në vend, që 12 mijë qytetarë të deklarojnë revoltën e tyre në një fletë votimi.

Pas kësaj, dikush tjetër do ishte menduar dy herë përpara se të ulej në karrigen e kryetarit. Por kjo nuk vlen për Erion Veliajn, i cili u shpall fitues me 153 mijë vota, nga 160 mijë që mori mandatin e kaluar. Por a është e vërtetë se Veliaj, ka humbur vetëm 7 mijë vota përgjatë këtyre 7 viteve? Vështirë të besohet. E megjithatë shifrat zyrtare janë ato që ndodhen në faqen e KQZ dhe përderisa nuk ka dalë ndonjë institucion më i lartë të kthejë procesin, pika e vetme e referencës mbeten ato të dhëna.

***

Projeksioni për zgjedhjet lokale, është i vështirë për t’u realizuar, pasi rezultati varet shumë dhe nga kandidati. Ndodh që një kandidat të marrë më shumë vota se vetë forca politike që ai përfaqëson apo koalicioni. Ne si gazetë nuk bëmë gjë tjetër vetëm se i shkuam pas logjikës së asaj çka pretendon Edi Rama, se ka ruajtur rezultatin e vitit 2017, në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Atëherë në rast se forca politike që kishte 7 vjet konsum pushteti ka ruajtur rezultatet e saj, kjo logjikë nuk ka pse mos përdoret dhe për kundërshtarin që ka shumë herë më tepër shanse të ketë pësuar rritje për shkak të pakënaqësive. Për një njeri që ka ndjekur proceset zgjedhore të paktën që nga 2009 e këtej, ekuacioni është i lehtë për t’u zgjidhur.

Lëvizjet e dy forcave LSI-PDIU majtas ose djathtas përcaktojnë fituesin në koalicione. Në ato zgjedhje, opozita kishte të sigurta të paktën 27 bashki ose 45 për qind të rezultatit të përgjithshëm nga rreth 15 që mori në zgjedhjet e 2015.

Por, siç del, në 2019, në ato zgjedhje do të ishte plotësisht i arritshëm një rezultat pozitiv për Opozitën e Bashkuar, në të paktën katër bashki të mëdha, siç janë Durrësi, Elbasani, Korça apo Saranda, për të mos folur mandej për rezultatet; surpriza në bashki të tjera më të vogla sidomos në zonat, Berat-Gjirokastër- Elbasan ku nuk është çudi që disa prej njësive të vogla që sot kontrollohen nga socialistët t’i kalonin koalicionit opozitar.

Befasues besohet se do të ishte një rezultat në Qarkun e Elbasanit, ku pjesën më të madhe të bashkive me gjasë i merrte Opozita, duke njohur forcën e faktorit PDIU në këtë zonë.
Si do ndryshonte rezultati nga veriu në jug të vendit

Sipas një projeksioni, duke marrë të paktën tri zgjedhje lokale në shifra, dhe dy parlamentare rezulton se opozita fitonte në pjesën dërrmuese të bashkive të Veriut që njihen si bastione të saj, 6 bashki në Shqipërinë e Mesme dhe në gjashtë të tjera në ato të Jugut. Rama dy muaj përpara zgjedhjeve luajti blofin, kur deklaroi se në rast se opozita do fitonte së paku një bashki më shumë se ai, ai do të jepte dorëheqjen.

Opozita duke iu referuar dhe proceseve të mëparshme, mendoi një tjetër megaskemë manipulimi dhe këmbënguli në kushtin e ikjes së Edi Ramës nga Kryeministër që të hynte në zgjedhje. Ky i fundit kishte bërë llogaritë e tij. E dinte se në një sfidë të barabartë përpara koalicionit, do e kishte të pamundur të mbante të njëjtin rezultat si në vitin 2015, ku e majta mori 45 bashki në të gjithë vendin.

Gazeta MAPO është munduar të bëjë një krahasim të sjelljes së elektoratit të paktën në zgjedhjet nga viti 2007 e këtej, dhe krahasuar me rezultatit që mori PS e vetme në vitin 2019. Lufta sipas një përllogaritje të votave në tre apo katër zgjedhjet e fundit mund të bëhej në katër bashki, për të marrë një bashki më shumë se e majta në zgjedhje.

Opozita e bashkuar do të fitonte pjesën dërrmuese të bashkive të Veriut. Rreth 15 të tilla duke përfshirë, Shkodrën, Tropojën, Kukësin, Dibrën, Matin, Kurbinin, Bulqizën, Malësinë e Madhe, Fushë-Arrëzin, Vaun e Dejës, Hasin, Lezhën, Mirditën, Pukën, dhe duke lënë në pikëpyetje Krujën, ku kandidati i atjeshëm ka marrë dhe në zgjedhjet e 2019 gati të njëjtën numër votash.

Në Shkodër, duke iu referuar pjesëmarrjes në vitin 2019, por dhe shifrave të mëparshme rezulton se do ishte bashki e sigurt, ashtu si Kukësi dhe Tropoja. Në Malësinë e Madhe, votat e LSI kanë qenë përcaktuese për fitoren e kandidatit të atjeshëm, ashtu si dhe në Fushë-Arrëz ku fitorja e mazhorancës u nda në vitin 2015 vetëm me 130 vota, ndërkohë që votat e LSI-PDIU arritën shifrën e më shumë se 900 për këshillin bashkiak. Në bashkinë e Pukës rezultati është ndarë vetëm në 100 vota mes kandidatëve, dhe votat e aleatëve LSI-PDIU kapin shifrën e gati 1400. Vaun e Dejës PD e fitoi e vetme në zgjedhjet e vitit 2015 me një diferencë prej gati 2000 votash mes kandidatëve. Kukës, Has dhe Tropojë më tej njihen si bastione të PD. Në qarkun e Lezhës, kandidati i PD fitoi përballë atij të së majtës, por votat e LSI-PDIU bënë që e majta të merrte Këshillin Bashkiak. Në Kurbin, asokohe PD nuk paraqiti kandidat. Kjo bëri që zgjedhjet të braktiseshin duke arritur një shifër të përgjithshme në 26 përqind. LSI-PDIU morën më shumë se 3 mijë vota.

Shqipëri e Mesme

Në Shqipërinë e mesme, fitorja ishte plotësisht e arritshme në Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë për qarkun e Tiranës. Në Durrës ikja e Vangjush Dakos dhe shumatorja e votave do e nxirrte fitues në bashkinë kryesore koalicionin opozitar. Në dy zgjedhje rresht votat e LSI kanë qenë statike, 22 mijë, ndërsa PDIU në zgjedhjet e vitit 2015 ka marrë 4300 ndërsa në 2017-n 4513 vota. Ndërkohë që mund të diskutohej Shijaku, ku megjithëse koalicioni opozitar fiton këshillin, sërish kandidati aktual ka deklaruar se ka marrë 7 mijë vota. Në Elbasan, shumatorja e votave të PDIU-LSI, dhe ikja e Qazim Sejdinit mund të bënte që mazhoranca të humbte një nga bashkitë e tjera më të mëdha të vendit. Në dy zgjedhje rresht, 2015-2017, PDIU dhe LSI rezultojnë se kanë pasur progresion rritës. Në vitin 2017 në rang qarku këto dy forca politike morën gati 51 mijë vota, nga të cilat gati 30 mijë i mori PDIU. Në këtë qark, koalicioni kishte të sigurt dhe bashkinë e Peqinit. Nga ana tjetër, por për këtë shkak, në diskutim do të ishin dhe Cërriku apo Përrenjasi.

Zona e jugut

Në zonën e jugut, koalicioni opozitar do mund të dilte fitues në Skrapar, Devoll, Delvinë dhe Selenicë. Në Skrapar, LSI mbetet forcë dominuese me 5000 të tilla, nga 8 mijë votues gjithsej. E njëjta gjë ndodh dhe në Delvinë ku më së shumti bashkia është ndarë mes PD dhe LSI. Më pas Devolli dhe Selenica janë fituar mandat pas mandati nga e djathta. Por, surprizë në jug mund të dilte dhe rezultati i Korçës. Nga ndarja territoriale, kësaj bashkie i janë bashkuar dhe komuna të cilat mund të sillnin surpriza nga bashkimi i votave mes forcave politike. Komuna të tilla si Drenovë, Voskop, Pirg, Komuna Qendër Bulgarec, Komuna Vreshtas etj., ku dhe influenca e PBDNJ është jo e vogël, mund të sillte rezultat tjetër nga ai që është sot. Në zgjedhjet e vitit 2019, në Korçë, Sotiraq Filo, rezulton me 5 mijë vota më pak se në vitin 2015, dhe efekti i LSI-PDIU-PBDNJ është i dukshëm. Vetëm LSI në bashkinë e Korçës ka marrë 6800 vota ndërsa PBDNJ parti dhe kjo e koalicionit opozitar, 892 vota. Në rang qarku, në vitin 2017, LSI mori gati 20 mijë vota, ndërsa PDIU 2000 vota. Një rast tjetër interesant ku efekti i votave mund të ishte surprizë është dhe Saranda, në të cilin LSI në vitin 2015 regjistron 1785 vota, dhe PDIU 755 vota.

Gara për Tiranën

Interesante sipas të dhënave ndër vite dukej se do ishte dhe gara për Tiranën. Në vitin 2011, koalicioni me LSI bëri që Lulzim Basha të dilte fitues përballë Edi Ramës. LSI arriti të merrte 5 mandate këshilltarësh. Nga 11 minibashki, sot qendra administrative, e djathta arriti të merrte 7 prej tyre dhe vetëm katër e majta. Në vitin 2007, kandidati i PD si pasojë e bashkimit PS-LSI doli me rreth 20 mijë vota më pak, pavarësisht se PD ishte në pushtet. Në garën e vitit 2011, u rikuperuan jo pak por gati 48 mijë vota, duke çuar në një rezultat gati të barabartë kandidatët.

Në vitin 2015, Erion Veliaj, fitoi falë bashkimit të LSI me PS-në. Përballë kandidatit Halim Kosova, ai do kishte pak shanse, i cili i vetëm mori 116 mijë vota në Tiranë, pa përmendur këtu 16 mijë vota në dëm të koalicionit të djathtë që mori Gjergj Bojaxhi, dhe rreth 2 mijë vota që mori nga dalja në zgjedhje ish kreu i njësisë tetë Arben Tafaj. Në total Erion Veliaj mori 160 mijë vota, nga të cilat LSI rezulton se ka kontribuar me rreth 55 mijë vota dhe 11 708 vota i ka marrë PDIU. Thuajse i njëjti rezultat votash u ripërsërit për të dyja forcat politike dhe në vitin 2017.

LSI mori 55 894 vota dhe PDIU 12434 vota, çka tregon se të dyja partitë janë në të njëjtat pozita. Vetë PD në vitin 2017 mori 128 mijë vota, çka do të thotë se votat për kandidatin e saj të para katër vjetëve janë ruajtur. Erion Veliaj, i vetëm në zgjedhje deklaroi se ka marrë 153 mijë vota, pra me një rënie prej shtatë mijë votash. Por në rast se Erion Veliaj, pretendon se ka ruajtur votat e veta, kjo e drejtë i takon dhe koalicionit opozitar ta pretendojë. Nga ana tjetër, mos harrojmë se në rreth 12 mijë vota, revolta qytetare ishte shprehur qartë për kreun e bashkisë. /mapo.al

Belsh – PS

Berat– ?

Bulqizë– opozita

Cërrik– ?

Delvinë– opozita

Devoll – opozita

Dibër– opozita

Divjakë – PS

Dropull ?

Durrës – ?

Elbasan – ?

Fier – PS

Finiq– opozita

Fushë Arrëz- opozita

Gjirokastër – PS

Gramsh– PS

Has– opozita

Himarë – PS

Kamëz – opozita

Kavajë – opozita

Klos– opozita

Kolonjë- PS

Konispol – PS

Korçë – ?

Krujë – PS

Kukës– opozita

Kurbin – opozita

Kuçovë-PS

Këlcyrë – PS

Lezhë – opozita

Libohovë – PS

Librazhd- PS

Lushnjë – ?

Maliq – PS

Mallakastër – PS

Malësi e Madhe – opozita

Mat – opozita

Memaliaj – PS

Mirditë – opozita

Patos – PS

Peqin – opozita

Pogradec – PS

Prrenjas – ?

Pukë – PD

Pustec- PS

Përmet – PS

Roskovec – PS

Rrogozhinë – opozita

Sarandë – ?

Selenicë – opozita

Shijak – ?

Shkodër – opozita

Skrapar – opozita

Tepelenë – PS

Tiranë – ?

Tropojë – opozita

Ura Vajgurore – PS

Vau i Dejës – opozita

Vlorë – PS

Vorë – opozita

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...