Nishani:Ndalimi pas 1 korrikut, loja e pistë e rilindsit dhe mesazhi i BE për shqiptarët

Saturday, 27 June 2020 14:29

Nga Bujar Nishani - 27/06/2020
Bashkimi Evropian ka vendosur të mos e lejojë hyrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut edhe pas datës 1 korrik 2020 në BE.

Arsyetimi i këtij vendimi, për shkak të raportimeve që bën qeveria ndaj COVID—19. Por qartazi ky është një mesazh ndaj qytetarëve shqiptarë që në fakt janë ata që vuajnë pasojat.

Jo shumë kohë më parë kam denoncuar dhe paralajmëruar rrezikun serioz që i kanoset qytetarëve tanë për të humbur të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në Evropë.

Një e drejtë e fituar pas një izolimi shtazarak prej regjimit komunist dhe pas një pune e përpjekjesh të jashtëzakonshme për të arritur kriteret dhe standartet e kërkuara.

Vende të mëdha të Bashkimit Evropian, në mënyrë të përsëritur kane paralajmëruar rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Krimi i organizuar, korrupsioni skandaloz, shkatërrimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e zgjedhjeve, kthimi në një sistem politik pa pluralizmin dhe orientimi shpesh drejt interesave politike lindore, të gjitha këto prej qeverisjes së ri-lindsve po kërcënojnë të rikthejnë izolimin e shqiptarëve.

Natyrisht COVID-19 nuk ka të bëjë me këto shqetësime në rritje. Por rasti i reagimit evropian ndaj Shqipërisë për moshapjen e kufijve të saj edhe pas 1 korrikut është një përgjigje e qartë ndaj lojës “së pisët” të krye-rilindsit me këtë fatkeqësi natyrore në kurriz të shqiptarëve.

Fshehja e situatës së vërtetë, refuzimi për testime masive, komedia tragjike qeveritare me shkaqet e humbjes së jetës të shumë shqiptarëve, këto në pikun dhe fazën më agresive të virusit, na u kthye papritur në situatë me përhapje më masive, me numër më të lartë të infektuarish, me raste vdekje më të shpeshta, tani kur në të gjithë Evropën parametrat e COVID janë të gjithë në nivele minimale, kur arsyetimi shkencor e profesional mjekësor konfirmon dobësimin e virusit.

Loja “e pistë” politike e rilindsit, i tmerruar nga reagimet masive qytetare kundër hajnisë, korrupsionit, varfërisë, tradhtisë e tejkalon dhe kodin e njerëzisë në raste fatkeqësie.
Evropa ja ktheu reagimin me atë që meriton rilindsi mashtrues!

Me të drejtë secili prej nesh në këtë rast do të reagonte duke konsideruar se pasojat e këtij vendimi i vuajnë qytetarët e thjeshtë dhe jo mashtruesi!

Qytetarët e humbasin mundësinë të shkojnë e të vijnë tek të afërmit e tyre, nevojtarët e kanë të pamundur të shkojnë për kurime mjekësore, studentët humbasin shansin e shkollimit, bizneset pamundësojnë tregtinë e kështu me radhë ....

Në emocion të parë, po! Ajo ashtu duket ! Por në logjikën e ftohtë mesazhi është vërtet për shqiptarët. Esenca e këtij mesazhi vjen për kthjellimin e mendjes dhe gjallërinë e nervit të shqiptarëve.

Largoni mashtruesin! Shpëtoni nga keqbërësi !

Shqiptarët dhe vetëm shqiptarët mundet të ndreqin punët e tyre dhe të largojnë “dreqin nga djepi” që duhet të tundin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...