DORËHEQJA E VITORIO FELTRIT NË ITALI DHE “VETËRREGULLIMI” I MEDIAS NË SHQIPËRI

Diel, 28 June 2020 13:52

Nga Ilir Nikolla

Këto ditë në Itali u regjistrua rasti i paprecedentë i dorëheqjes nga Urdhri i Gazetarit të njërit prej drejtuesve më jetëgjatë në gazetarinë e shkruar, eksponentit të opinionbërjes, Vitorio Feltrit. Aktualisht themelues e drejtor editorial i të përditshmes “Libero”, një gazetë pranë qendrimeve të Lega-s, Feltri shpalli dy ditë me parë se do të vijonte të ishte drejtues medieje dhe se do të vijonte të bënte kontrollin e linjës editoriale të gazetës në mënyrë profesioniste, sikur të ishte zeja e një karpentieri, por nuk do t’u bindej më kanoneve të Urdhrit të Gazetarisë, forumit që vetërregullon punët në lëmin e profesionistëve të gazetarisë, meqenëse kishte vendosur të dorëhiqej prej tij, pas 51 viteve “militim”. Pra, do punonte si zanatçi tek “Libero” dhe formalisht nuk do ta konsideronte më veten gazetar.

Përtej satirës së përdorur fshihet një betejë e gjatë mes Feltrit dhe drejtuesve të Urdhrit të Gazetarisë Italiane, të cilët e kanë gjobitur dhe ja kanë ndaluar përkohësisht të drejtën për të firmosur shkrime, sa herë ai “vlerësohej” se vinte tituj jo politikisht korrektë. Tematika e këtyre “shkeljeve” vërtitet kryesisht rreth qendrimeve ndaj meridionalëve (banorëve të rajoneve të jugut të Italisë), ndaj emigrantëve e përgjithësisht edhe për skepticizmin brutal që ai shfaq ndaj Bashkimit Evropian.

Polemikat që shkaktojnë në Itali titujt e Vitorio Feltrit janë të njohura edhe nga publiku i Shqipërisë, por në rastin tonë më shumë na intereson të shohim shkallën e vështirësisë që has mendimi i pavarur dhe kundër rrymës edhe në mediat me traditë lirie si në Itali (megjithëse Urdhri i Gazetarit është themeluar në kohën e fashizmit dhe me reminishenca të qarta për të kontrolluar mendimin ndryshe). Imagjinoni, sa e rëndë është klima në Shqipëri, kur për një “cilësi” më të lartë vetërregullimi, po përgatiten jo veç ligje që janë të inkuadruara në Kodin Penal, por edhe po fuqizohen struktura vendimmarrëse si AMA, krejtësisht të kontrolluara nga qeveria.

Ajo që në Itali e njollos klimën e lirë të medias, për të cilën janë shprehur shqetësime edhe në raportet e Freedom House, është kjo problematika me vetërregullimin, kurse në një vend me demokraci hibride si Shqipëria, përfundimisht po bëhet gati ngritja e institucioneve që do të emëtojnë fletërrufe ndaj secilit gazetar që nuk mendon sipas midesë së AMA-s, pra që nuk i shkon përshtat vullnetit të kryeministrit. Vetërregullimi i medias në Shqipëri po përfundon me shpejtësi në një mekanizëm që më shumë të kujton revolucionin kulturor kinez, sesa një mishërim sado të zbehtë të demokracisë brenda profesionit.

Ndaj këtyre shenjave, fatmirësisht kemi pasur më shumë rezistencë nga jashtë, nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa fatkeqësisht, nga brenda shohim vetëm rreshtime partizante e mercenarësh, ku profesionistët llogarisin sa fitojnë nga normativat e reja dhe nuk mendojnë të ruajnë lirinë e profesionist. Ndër ne, liria e profesionit ka humbur aq shumë terren, sa më as për formë nuk bëjmë beteja për vetërregullimin, duke ja lënë gjithçka në dorë përplasjes së pushteteve të tjera, pra politikës, ekzekutivit dhe drejtësisë.
Në Itali kemi shembuj të lartë rezistence ndaj reminishencave kontrolluese që sistemi i vetërregullimit brenda profesionit rrezikon të shfaqë herë pas here, kurse në Shqipëri është fashitur krejt beteja për të kthyer në rendin e ditës vetërregullimin si mekanizëm. Ndër ne, shqetësimi kryesor është të masim se deri në ç’nivel do të jetë “liria e kufizuar” apo “profesioni hibrid” i gazetarit, prandaj ndër primadonat e profesionit s’kemi për të pasur revoltë “alla Feltri”, por veç radhë për të aplikuar për vende censorësh pranë AMA-s

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...