Basha në Shëngjin:Kemi plan ekonomik për turizmin, gjysmë- paketat e qeverisë nuk dhanë efekt gjatë pandemisë, mësim për qeverinë që vjen…

Hënë, 29 June 2020 10:36

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar javën nga Shëngjini ku është takuar me operatorët turistikë të cilët janë përballur dhe po përballen me krizën nga pandemia.

Një nga ta, Dritani thotë se turizmi ën Shëngjin është në pasiguri totale pasi kufijtë janë mbyllur kurse Shqipëria ka fituar imazhin më keq se Italia sa i përket koronavirusit.
Basha nga ana tjetër bëri me dije se PD ka plan ekonomik për turizmin, por situata nuk ndryshon dot brenda javës dhe operatorët turistikë duhet të ngrejnë zërin. Lideri demokrat theksoi se gjysmë- paketat e qeverisë nuk dhanë asnjë efekt gjatë pandemisë dhe prania e shtetit në turizëm është zero.
Ai shton se ky duhet të jetë një mësim i mirë për qeverinë që vjen, që të heqë dorë nga praktikat korruptive të pagesave 1 milionë euroshe ndaj Klodian Mërtirit dhe inceneratorëve, por t’u kthehen taksat operatorëve turistikë dhe qytetarëve që kanë 30 vite që i paguajnë.

DRITANI: Ne jemi biznes, nuk jemi partiak. Shteti është ortak me ne. Ortakun duhet të ndihmojë sidomos në këto ditë të pandemisë. Njerëzit kanë frikë të vijnë në plazhe.

LULZIM BASHA: Çfarë parashikime keni për korrikun?

DRITANI: Pasiguri totale. Kufijtë mbyllur dhe po krijohet imazhi që jemi më keq se Italia. Ne ecim zoti nga ndihmoftë.

LULZIM BASHA: Kjo është e vërteta nga Shëngjini. Turizmi në rrethana normale përbën ¼ e ekonomisë. Këtu Shëngjin temperaturat janë 35 gradë dhe pa pikë diskutimi është plazh i rrallë në Shqipëri dhe Europë. Në mes të një zone që ndërthur historinë siç është Lezha, me gatime tradicionale dhe turistike. Gjithçka në perfeksion nga natyra, gjithçka blozë sa i përket ekonomisë. Shteti kujtohet vetëm për gjoba, taksa. Për pjesën tjetër 0 prani. Nëse ju kujtohet, një nga faktorët kryesorë me paketa apo gjysmëpaketat, se ne si opozitë kërkuam shumë më shumë. Gjysmë paketat gjoja të ndihmonin turizimin nuk kanë dhënë asnjë efekt. Këtë që dëgjova nga Dritani e kam dëgjuar nga dhjetëra operatorë ekonomike. Kemi thyer rekord. Situatë krejt ndryshe në Maqedoni, Mal i Zi, Greqi.

Lezha dhe Shëngjini kanë mbështetjen time solidare. Ne i kemi takuar në Tiranë. Kështu jo vetëm goditet turizmi. Koha është e bukur, Shqipëria është e bukur, por realiteti është i trishtë.

Qeveria vijon të harxhojë milionë për Klodian Mërtirin dhe inceneratorët korruptivë. 1 milionë euro për bandën e Lushnjes. Dështim i paprecedentë. Mësim i madh jo vetëm për qeverinë që vjen por për këdo tjetër. Që të kthehen taksat tek qytetarët, duhen braktisur praktikat korruptive.

Turizmin PD ka një plan ekonomik. Por kjo situatë nuk ndryshon brenda kësaj jave. 30 vite që paguajnë taksat, i bëj thirrje të ngrejnë zërin. Të paktën të trajtohen si operatorët turistikë të Malit të Zi, Maqedonisë, s’po them të Greqisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...