15 kushtet e Europës/ Meta: Situata është e qartë. Kjo punë nuk zgjidhet me lobim

Hënë, 29 June 2020 22:34

Gjatë intervistës së tij për "Çim Peka LIVE" në Syri TV, presidenti Ilir Meta foli edhe mbi 15 kushtet e BE ndaj Shqipërisë në mënyrë që çelen negociatat.

Sipas kreut të shtetit, situata është e qartë duke nënvizuar edhe kushtet më madhore.

 

"Situata është e qartë që nga vendimi i Këshillit të vendeve anëtarë, por që u përcorua më shumë nga PE që Shqipëria duihet të plotësojë 15 kushte dhe duhet të plotësojë disa kushte madhore para se të bëhet konferenca e parë, e shpalljes së çeljes së negociatave dhe disa nga keto janë reforma zgjedhore që duhet bërë me konsesus, ngritja e Gjykatës Kushtetuese sipas rekomandimeve të Venecias, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe disa kushte të tjera", tha presidenti.

 
 
 

Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit europian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Pas një vonese të jashtëzakonshme Komisionit të Venecias publikoi raporton final për Gjykatën Kushtetuese dhe unë kam filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre. Institucionet e Europës e kanë thënë se do të ndjekin zbatimin e rekomandimeve të Venecias dhe e kanë shprehur se nuk ka vend për komente pasi janë shumë të qarta", u shpreh Meta.

 
 

Sipas tij, "këta mendonin se kushtet zgjidhen me lobim. Kjo punë nuk zgjidhet me lobim. Janë disa kushte dhe kritere që duhen plotësuar".

"Nëse do të kishte reagim për kërkesat e presidentit në kohën e duhur, si nga kuvendi, si nga KED, si nga ish ambasadorja e BE, Shqipëria do të kishte hapur negociatat dhe nuk do të kishte mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Presidenti do të bëjë përpjekjet maksimale, jo për muhabet, në mënyrë që të çelen negociatat me BE pasi kjo është kërkesë e shumicës së shqiptarëve".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...