Lejet në bregdet/Basha:Qeveria ime nuk do njohë asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme pa proces transparence

Tuesday, 30 June 2020 10:44

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Basha thotë se gjithë vendimeve të marra qoftë nga qeveria, Agjencia përkatëse apo parlamenti do t’i nënshtrohet një procesi transparence.

Më tej lideri demokrat i bën thirrje çdo biznesmeni dhe sekseri që përpiqet në këto 12 muaj të përfitojë nga qeveria se vendimet nuk do të njihen nëse nuk janë të ligjshme dhe është e kotë të gënjejnë qytetarët.

Login to post comments