Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore/Ambasadori britanik:Shpresoj që parlamenti ta miratojë, hap me rëndësi për në BE

Tuesday, 30 June 2020 13:15

 

Sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore dhe pritet që Këshilli Politik t’i dorëzojë Kuvendit marrëveshjen e dakordësuar, për t’u shqyrtuar dhe miratuar në seancë plenare.

Ambasadori britanik, Duncan Norman gjatë një vizite në Fier ka deklaruar se Reforma Zgjedhore është hap me rëndësi për hyrjen në BE dhe shpreson që parlamenti ta miratojë.

Po ashtu ai ka kujtuar se SHBA, Britania dhe BE kanë qenë mbështetës të mëdhenj të Reformës Zgjedhore.

”Një hap me rëndësi për hyrjen në BE. Kemi qenë mbështetës të mëdhenj të Reformës Zgjedhore. Shpresoj që parlamenti ta miratojë.”- tha Norman.

 

Modifikuar më Tuesday, 30 June 2020 13:21
Login to post comments