“Jemi në situatë të pafalshme”,mjeku Erion Dasho me kritika të forta për Komitetin e Ekspertëve: Të kërkojnë falje publike, s’mund të tolerohet më…

Tuesday, 30 June 2020 17:07

Duke iu referuar shtimit të rasteve me të infektuar dhe vdekjeve nga koronavirusi, mjeku Erion Dasho, thotë se situata duhet të menaxhohet nga profesionistët, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj Komitetit Teknik të Ekspertëve për menaxhimin e COVID-19 në Shqipëri, duke e cilësuar të paaftë për të vazhduar me menaxhimin e situatës.

Dasho u ndal në lajmin që Drejtoria e Shëndetit publik në Durrës ka pezulluar aktivitetin pasi stafi është urdhëruar të karantinohet pas disa rasteve pozitive.

“Jemi në situatë të pafalshme. Të lësh rajonin e Durrësit pa drejtimin e shëndetit publik, është e pakuptimtë. Transmetimi komunitar quhet ai kur jemi në mjedis. Luan një rol shumë të vogël në raport me transmetimet e tjera. Transmetimi në institucione shëndetësore, në familje, në biznese, këto janë vende ku kemi më shumë transmetime.

Ne rendim pas publikut. Mundësinë për të edukuar publikun e kishim në kohën e karantinës dhe kjo nuk u bë. Të bëjmë spitalet vende të sigurta. Bizneset, fasonet, bankat t’i bëjmë vende të sigurta. Duhet urgjentisht një strategji për institucionet shëndetësore, administratat, bizneset dhe më pas të mendojmë një strategji për familjen”, tha Dasho.

Gjatë intervistës në studion e “ABC News” mjeku u shpreh se ka një mungesë vizioni të thellë për të hartuar strategjisë. Kjo mungesë vizoni sipas tij po vështirëson situatën e cila rëndon mbi qytetarët shqiptarë.
“Nuk kemi një strategji që ta hartojmë analizojmë dhe t’ja transmetojmë publikut. Për mendimin tim urgjenca kryesore janë spitalet dhe institucionet shëndetësore. Duhet të kthehen në vende të sigurta. Nuk mund të tolerohet më transmetimi spitalor i COVID-19. Më pas duhet të kalohet menjëherë të administrata. Spitalet dhe institucionet shëndetësore duhet menjëherë të kthehen në vende të sigurta. Sipas mjekëve të huaj personat që infektohen në institucione shtetërore e kalojnë sëmundjen në doza më të rënda”, tha Dasho.

Dasho gjithashtu u shpreh se grupet e rrezikuara duhet të ishin të parët të cilët duhet të mbroheshin nga koronavirusi. Sipas tij duhet të ishin marrë masa për të mbrojtur të moshuarit, të sëmurët që infektohen në spitale, mjekët apo edhe infermierët.

“I gjithë Komiteti duhet t’i kërkojë falje publike që e kanë sjellë situatën këtu sot. Nuk mund të thotë dikush që situata është mirë. Duhet të mbroheshin mjekët dhe të moshuarit. Që në mars kam thënë që kemi tre grupe të rrezikuar, të sëmurë që infektohen në spitale, mjekë, infermierë, janë situata që nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë. Kemi pasur paaftësi”, tha Dasho.

Paaftësia në atë Komitet është ulur këmbëkryq. Të gjitha masat kanë pasur deficitet e tyre. Diku ka funksionuar, në spitalin Infektiv duket që ka masa korrekte për parandalimin e COVID-19. Por nuk i shohim në QSUT. Sa i përket numrit të testimeve jemi në situatë paradoksale. Kam deklaruar se jemi në situatën kur pacienti shkon në QSUT duhet testuar për të mos infektuar personelin.

Po favorizojmë spekulimin mbi pandeminë, mbi shëndetin e njerëzve. Situata vazhdon të menaxhohet nga njerëz që i ka lënë koha prapa. Nëse nuk dinë le të pyesin. Ka një koalicion mjekësh shqiptarë nëpër botë që janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë. Ky Komitet sot nuk është i aftë më të menaxhojë situatën”, tha ndër të tjera Dasho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...