“Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë. Kurdo që të mbahen zgjedhjet, i humb”- Mark Marku: Mandati i parë katastrofik, ndërsa i dyti ka qenë…

Tuesday, 30 June 2020 18:41

Profesori i Komunikimit Mark Marku deklaron se Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë ekonomikisht, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme do i humbte.

Një regjim kur është në rënie mund të bëjë gjithçka. të ndalosh koalicionet mua më duket se është të shkatërrosh sistemin zgjedhor. Nëse maxhoranca ndalon koalicionet, opozitës i lind e drejta që të mos hyjë në zgjedhje. Çdo qeveri në mandat të dytë ka qenë katastrofik. Edhe kur qeveriset mirë, ka probleme. Marrim rastin e Merkelit, në mandatin e tretë nuk e mori maxhorancën që duhet dhe qeveri me social-demokratët.

Në Shqipëri mandati i parë ka qenë katastrofik, ndërsa i dyti ka qenë dizastër. Nëse bëhen zgjedhje sot, Rama humb. Nëse pyet një shqiptar, më thuaj arsye për të bërë Ramën kryeministër. Nuk jep askush arsye, vetëm se thonë është mafioz, i vjedh zgjedhjet. Në këtë moment, nuk besoj se PS del forcë e parë. Edi Rama e ka falimentuar Shqipërinë ekonomikisht. Po të ishte normal, Rama do të duhej ta dorëzonte tashmë mandatin”, tha Marku në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” .

Mark Marku u shpreh më tej se partitë politike nuk duhet që të përfaqësohen vetëm nga individë të fuqishëm, por duhet që të kenë kontratë me qytetarët.

“Unë jam më shumë për hapjen e PD me shoqërinë. Mendoj se Shqipëria është kaq keq, sa duhet një qeverisje krejtësisht ndryshe. Duhet ndryshuar mentaliteti fillimisht. PD duhet të bëjë një riformatim total. Nuk duhet të jetë me rëndësi individi, por ka rëndësi që njerëzit të përfaqësohen. duhet marrëdhënia e kontratës, pra që të kesh kontratë me ata persona që kanë vërtetë interes të punojnë për PD-në. Prsh partia duhet që të gjejë alternativë për ndryshimin e ekonomisë, kulturës etj. Individi nuk ta garanton, por ta garanton shoqëria. Hapja heq autoritetin e liderit, por problemet ngelen”, u shpreh Marku.

Më tej, Marku foli edhe për zgjedhjet në universitete, duke thënë se nuk ka asnjë arsye përse ata të mos mbahen të rregullta e pa asnjë problematikë.

Situata është anormale, por uroj që zgjedhjet të bëhen të mira. ka pak rrezik, sepse virusi qarkullon akoma. Universiteti ka nevojë që të ndryshojë dhe kandidatët të jenë sa më të mirë. Universiteti është i hapur. Studentët të marrin pjesë në zgjedhje. ne e kemi bërë që në shtator të bëhen provimet, por nuk dimë nëse atëherë do të ikë situata nga koronavirusi. Një pjesë e studentëve janë pjesë e trupës zgjedhore. Do ishte turp që zgjedhjet në universitet të mos bëhen normale”, vlerësoi Marku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...