Këshilli Politik dorëzon në Kuvend variantin final për Reformën Zgjedhore

E mërkurë, 01 July 2020 11:12

 

Këshilli Politik ka dorëzuar në Kuvend variantin final të hartuar prej tij për Reformën Zgjedhore. Dokumenti u dorëzua një ditë pas skandencës së afatit të mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Projektligji tani do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve.

Në relacionin shoqërues, thuhet se projektligji i paraqitur për shqyrtim dhe miratim “përbën vetëm fazën e parë të procesit të dakordësuar me anëtarëve të Këshillit Politik për reformimin e bazës ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Projektligji i depozituar ka si premisë kryesore të tij realizimin e atyre ndërhyrjeve emergjente në Kodin Zgjedhor që realizojnë/reflektojnë dakordësinë më të gjerë politike dhe mundësojnë besimin politik tek dy proceset zgjedhore të radhës, që do të zhvillohen me këtë bazë ligjore të ndryshuar”

“Palët politike pjesëmarrëse në Këshillin Politik kanë rënë dakord për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të lidhura me të, duke përcaktuar edhe modalitetet e realizimit të një detyrë të tillë. Për këtë gjë është rënë dakord që puna, mbi bazën e konsensusit më të gjerë të spektrit politik në vend, të vijojë me hartimin e një ligji të ri zgjedhor, që do të reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSCE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ky proces do të plotësohet edhe nga nisma të tjera legjislative që janë po aq të nevojshme në Shqipëri si psh ligji i ri “Për partitë politike” dhe ligji i ri “Për financimin dhe kontrollin e financimit të partive politike”.

Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim i jep zgjidhje ligjore problematikës më emergjente që kanë dispozitat aktuale në fuqi dhe zbatimi i tyre në praktikë dhe në disa raste (psh në fushën e financimit të zgjedhjeve, kuotës gjinore) plotëson rekomandimet e projekteve specifike të ndërmarra nga organizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri.

Ndryshimet e paraqitura në Kodin Zgjedhor forcojnë më tej çështjen e zbatimit të kuotës 2 gjinore në Kuvend dhe këshillat zgjedhore nëpërmjet garantimit me mekanizma detyrues efikas më të fortë për zbatim. Një prej ndryshimeve thelbësore në këtë Kod është riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, dhe që drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Organet drejtuese të KQZ-së që parashikon projektligji janë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.

KAS-i funksionon me kohë të pjesshme.

Për të tre këto struktura janë paraqitur në detaje mënyra e zgjedhjes së tyre nga Kuvendi dhe kompetencat që ata ushtrojnë. Veprimtaria e KQZ-së, organeve drejtuese dhe e administratës, udhëhiqet nga Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe nga ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Për herë të parë në tekstin e një Kodi Zgjedhor, pavarësisht se është një temë e diskutuar gjatë në publik, vendosen dispozita normative që kanë të bëjnë me votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë. Hartimi i tyre është bërë i tillë që të mundësojë fleksibilitet dhe përshtatshmëri për KQZ-në dhe strukturat përbërëse të saj të detajojnë praktikën, procedurën dhe mënyrën e votimit nga jashtë, ndërkohë që Kodi Zgjedhor parashikon çështjet themelore të këtij votimi.

Gjithashtu, mbi bazën e dakordësisë politike është bërë ndryshimi i periudhës zgjedhore në të cilën mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në Shqipëri. Me anë të ndryshimeve në Kod ligjërisht hapet rruga dhe mundësohet që në zgjedhjet më të afërta të përdoret teknologjia në zgjedhje. Kodi parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendrën e votimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijon hapësirën e nevojshme që KQZ të mund të ndërmarrë edhe projekte pilot për çështjet e votimit dhe numërimit elektronik. Kodi parashikon postin e Nënkomisionerit të zgjedhjeve si një funksion i dedikuar plotësisht përgatitjes së paketës së akteve nënligjore për këtë qëllim dhe më pas zbatimit të saj në praktikë për zgjedhjet e radhës. Bashkëlidhur më këtë relacion paraqitet teksti i projektligjit, i hartuar dhe dakordësuar për çdo nen të tij nga të gjithë anëtarët e Këshillit Politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...