Nis firmosja e peticionit për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete/ Ja argumentet e Këshillit Studentor

Saturday, 04 July 2020 17:20

 

Këshilli Studentor Shqiptar, një nga zërat më të fortë gjatë protestës së studentëve i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Besa Shahini shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Universitete.

Ato janë parashikuar në 30 Korrik, por Këshilli Studentor jep disa argumente pse ato duhet të shtyhen, pse janë antikushtetuese dhe pse vënë në rrezik shëndetin e studentëve.
Sipas Këshillit Studentor:

Nuk ka strategji si shmanget grumbullimi i studentëve të thirrur për votime për të shmangur infektimin me COVID.
Përjashtohen studentët që kanë mbyllur provimet në 26 Qershor ose kanë provime online.
Universitetet mund të presin në fund të korrikut vetëm 1/3 e studentëve në vitin e 3-të bachelor ose vitin e dytë master, duke u hequr të drejtën gjithë të tjerëve për të votuar.
Ulet ndjeshëm mundësia e pjesëmarrjes në votime e trupës zgjedhore për shkak të temperaturave tepër të larta.
Masat anti-COVID ndikojnë procesin zgjedhor duke mos garantuar të drejtën kushtetuese të studentëve për të votuar.
Për këto arsye dhe derisa të zgjidhet çështja e Komisionit Zgjedhor, që i ka mbaruar mandati, Kryetari i Këshillit Studentor tek Shkencat e Natyrës, Xhulian Guçe, si kandidat për senator, u ka propozuar studentëve dhe pedagogëve t’i bashkohen peticionit për të shtyrë zgjedhjet pas Shtatorit.

Bashkimin në nismën për të shtyrë procesin zgjedhor, për mundësimin dhe garantimin e votës për gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.

? Rifillimin e procesit në shtator 2020.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...