'Ishulli mbi Osum në 3D, ja si u tall Rilindja me beratasit'

Saturday, 04 July 2020 22:34

 

Jo vetëm aeroporte, rrugë, tunele në 3D, por edhe ishull në mes të lumit Osum në Berat.

Kjo është ajo çka ka premtuar Rilindja në qytetin historik në jug të vendit, por edhe pse jemi në përfundim të mandatit të dytë asgjë nuk ka ndodhur

Rastin në fjalë e sqaron me detaje Namir Lapardhaja, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan këtë një tallje të qeverisë me qytetarët beratas, shkruan Syri.net.

"Nëse do t’i besonim propagandës së qeverisë, në mungesë të kujtesës dhe të vëmendjes, sot mbi lumin Osum do të kishim Ishullin e famshëm", shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:

"Ishulli mbi Osum në 3D, ja si u tall "rilindja" me beratasit

Tipari kryesor i qeverisë së këtyre viteve është propaganda. Përveç gënjeshtrës, ata e trajtojnë popullin si të paditur dhe naiv. Një ndër projektet 3D të tyre ishte Ishulli mbi Osum. Sot qeveria qendrore dhe lokale sforcohet jashtëzakonisht kur tenton të marrë ekskluzivitetin e promovimit të turizmit në Berat. Ata nuk kanë kurrfarë kontributi. Meritë kryesore për ringjalljen dhe suksesin e sektorit të hotelerisë dhe të turizmit, të restoranteve dhe gatime tradicionale, kanë vetëm beratasit, të cilët nuk e kanë pasur asnjëherë në krahë pushtetin. E kanë pasur gjithmonë përballë nëpërmjet gjobave, nëpërmjet rritjes së taksave dhe tarifave, nëpërmjet mosofrimit të asnjë lehtësie infrastrukturore apo fiskale, apo edhe, siç ndodhi së fundmi, nëpërmjet mosmarrjes së pagës së luftës.

Nëse do t’i besonim propagandës së qeverisë, në mungesë të kujtesës dhe të vëmendjes, sot mbi lumin Osum do të kishim Ishullin e famshëm.

Më 27 maj 2015 në ambientet e Qendrës së Kulturës “Margarita Tutulani” u zhvillua konkursi ndërkombëtar, ku juria shpalli firmën “Unalb Corda” si fituese të projektit. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit, Eglantin Gjermenji, së bashku me deputetin Eduart Shalsi në atë kohë vlerësuan projektin fitues dhe thanë se do të pasurohet me elementë të projekteve të tjera.

Ndonëse kanë kaluar 5 vjet, Ishulli nuk u bë kurrë. Projekti dhe konkursi po. Madje, si për të mos mjaftuar kaq, u shpallën fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë. Përveç talljes, nuk kam emër tjetër t’i vendos gjithë kësaj shfaqjeje të shëmtuar të ngritur mbi mashtrimin dhe hipokrizinë. Tallja e qeverisë rilindase të Edi Ramës është e njëjtë ndaj të gjithë beratasve. Ashtu siç është e njëjtë ndaj të gjithë shqiptarëve. Si ndaj të djathtëve, ashtu dhe të majtëve. Si ndaj atyre që votojnë, dhe ndaj atyre që s’votojnë. Si ndaj atyre që thonë të gjithë janë njëlloj, ashtu dhe ndaj atyre që thonë se mes palëve ka dallim.

Ndaj dhe reagimi që duhet, të jetë i njëjtë, nga të djathtë e të majtë, nga njerëz të angazhuar dhe jo të tillë. Të jetë për të penalizuar një mendësi dhe filozofi, e cila i trajton njerëzit si minorenë, që ndaj tyre mund të thurësh çdolloj gënjeshtre, t'i tallësh dhe mashtrosh dhe ata sërish të jenë kokulur.

Po ju paraqes, me zë dhe figurë, kronikën e kohës: projekti në 3D, shpallja dhe fituesit e konkursit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...