Vangjel Tavo:Qeveria “Rama” e shfrytëzoi pandeminë për përfitime financiare dhe korruptive

Hënë, 06 July 2020 08:21

"Sot në Shqipëri janë një gup njerëzish, që kontrollojnë pasurinë e vendit dhe pjesa tjetër, të gjithë shqiptarët që vuajnë për mbijetesë. Pa mundur të paguajnë dot faturat e ujit, dritave, apo për të blerë ilaçet”

Vangjel Tavo, ish ministër i Shëndetësisë në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se qeveria “Rama” jo thjesht dështoi në menaxhimin e situatës së Pandemisë, duke argumentuar me fakte, kokë pas kohe, por edhe e shfrytëzoi pandeminë, për përfitime financiare dhe korruptive, derisa në spitale nuk ka respiratorë, ndërkohë, që qeveria “ Rama” po jep me tendera një rrugë fantazmë për 1,2 miliardë euro. Ish ministri me profesion mjek, Tavo jep alarmin duke thënë se: -“Rreziku vazhdon. QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi, ndërkohë që kjo s’duhet të ndodhte kurrën e kurrës, pasi është një instrument dhe një front kundër pandemisë. Ka raste edhe në spitalin e Traumës. Edhe në spitale të tjera që mbahen të fshehura.

“Largimi i shqiptarëve dhe prurja e refugjatëve, siç janë 40,000 refugjatët e ardhur në Shqipëri nga vendet e luftrave dhe plani për prurje edhe më të madhe, tregojnë për një plan të mirëmenduar e të qëllimshëm shpopullimi. Rilindja ka shuar çdo shpresë”

Personeli mjekësor është i braktisur dhe pa mbrojtje”. Zoti Tavo zbardh edhe planin e qeverisë, për të shpopulluar Shqipërinë, duke detyruar të rinjtë tanë të emigrojnë, ngaqë në Shqipëri nuk kanë punë, nuk kanë shpresë, nuk kanë më universitete, derisa specializimet po mbyllen, ndërkohë, që ka plane dhe qëllime për të sjellë në Shqipëri mbi 40 mijë refugjatë. Zoti Tavo thotë, se pas miratimit të Reformës Zgjedhore, Shqipëria do të shkojë menjëherë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, i cili është një nga kushtet, që BE-ja i ka vënë qeverisë “Rama”.

-Zoti Tavo, para pak ditësh ju deklaruat se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë. Përse dështoi? Çfarë nuk bëri? A i kishte mundësitë reale të përballonte më mirë pandeminë?

– Qeveria dhe Kryeministri kanë dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë. Dhe këtë gabim po e vuan vendi, qytetarët, bluzat e bardha, por edhe bizneset, sektori i turizmit, shkollat, etj. Shqiptarët e kujtonë fare mirë se si në fillimet e pandemisë, teksa opozita dhe specialistët ngritën alarmin për t’u marrë masa urgjente, për të mobilizuar stafin mjekësor aktiv e jo aktiv, dhe për të siguruar mjetet e duhura mjekësore për mjekët dhe infermierët, me arrogancën më të madhe, duke filluar që nga Kryeministri, ministrat e shumë të tjerë nga Rilindja, deklaruan se Shqipëria është më pak e rrezikuara në rajon. Ku jemi tani? Të gjashtët në botë, me dy a tre vdekje dhe me 92 raste të reja brenda 24 orëve, shumë e më shumë, sesa në fillim të pandemisë. Qeveria doli me Komitetin Teknik, të cilin askush nuk e dinte se prej kujt kryesohej. Dhe kur na u zbulua, kuptuam se ishte vetëm një komitet politik. Qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama zgjodhën, që në vend të një strategjie solide e të qartë, zgjodhën që gjithçka t’i lihej spontanitetit, improvizimeve dhe protagonizmit mediatik, dhe përdorimit të vazhdueshëm politik. Pandemia u trajtua si një shoë, me mitralozë të ushtrisë në rrugë, sikur armiku të ishte fizik, me urdhëra facebook-u, me propagandë mediatike dhe politike, e ja sot, rastet e deklaruara çdo ditë, janë shumë herë më të larta se sa në pikun e saj. Qeveria u tregua e papërgjegjshme, duke refuzuar të bënte testim të gjerë, ndërkohë që OBSH-ja apelonte për sa më shumë testime. Refuzoi të aktivizonte mjekun e familjes. Refuzoi të vinte në përdorim e të blinte në masë mjetet mbrojtëse shëndetësore. Vuri rëndë në rrezik stafin mjekësor, i cili u përball ashpër e me sakrificë të madhe me këtë pandemi, pa asnjë mbështetje, pa pajisje mjekësore mbrojtëse, dhe mbi të gjitha pa informacion dhe transparencë. Në ditët më të vështira, kur mbështetja duhet të ishte sa më e madhe, qeveria la në baltë dhe braktisi bluzat e bardha, heronjtë e heshtur të këtij vendi, të cilët janë ata, e jo këta zyrtarë të papërgjegjshëm që kanë luftuar kundër kësaj pandemie. Shpreh respektin tim personal për çdo mjek e infermier nga jugu e në veri, në çdo spital apo qendër shëndetësore, për sakrificën dhe profesionalizmin që kanë treguar. Rreziku vazhdon. QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi, ndërkohë që kjo s’duhet të ndodhte kurrën e kurrës, pasi është një instrument dhe një front kundër pandemisë. Ka raste edhe në spitalin e Traumës.

“Rreziku vazhdon. QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi, ndërkohë që kjo s’duhet të ndodhte kurrën e kurrës, pasi është një instrument dhe një front kundër pandemisë. Ka raste edhe në spitalin e Traumës. Edhe në spitale të tjera që mbahen të fshehura. Kjo është alarmante. Personeli mjekësor është i braktisur dhe pa mbrojtje”

Edhe në spitale të tjera që mbahen të fshehura. Kjo është alarmante. Personeli mjekësor është i braktisur dhe pa mbrojtje. Qeveria jo vetëm braktisi mjekët dhe qytetarët, por e shfrytëzoi pandeminë për përfitime financiare dhe korruptive. Tendera dhe PPP miliona eurosh u nënshkruan teksa shqiptarët izoloheshin në shtëpitë e tyre. Në orët e para të mëngjesit prishën godinën e Teatrit Kombëtar, duke shokuar mbarë botën me atë akt barbar. Edhe sot, teksa numri i rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve është shtuar me ritme të frikshme, qeveria shpenzon 1.2 miliardë euro për rrugë fantazëm Milot-Fier. E shumë e shumë shkelje dhe abuzime të tjera. Kjo nuk është një qeveri për qytetarët e thjeshtë, por një qeveri e papërgjegjshme, e cila jo vetëm nuk ka patur kurrë në çdo sektor një strategji solide, por ajo abuzon, përfiton dhe zhvat në çdo frymëmarrje të saj, në çdo akt e nismë të saj. Ndaj edhe sot Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar i kontinentit, ndaj edhe pse sot renditemi të gjashtët në botë për rastet e larta me koronavirus në raport me popullsinë. I bëj thirrje dhe një here qeverisë ta lërë propagandën e konsumuar e të dalë boje dhe politikat me regji, por të konsultohet me specialistët e të mbrojë jetën e shqiptarëve. Kjo duhet të bëhet tani dhe menjëherë.

– Tashmë, që Rilindja ka pushtetin qendror dhe atë lokal, a ka ndryshuar për të mirë qeverisja në Qarkun e Gjirokastrës, ku ju jeni zgjedhur deputet?

– Rilindja jo vetëm që ka rrënuar qarkun e Gjirokastrës, por ka rrënuar mbarë Shqipërinë. Ka bërë një dëm të paimagjinueshëm në çdo qark të Shqipërisë. Asnjë vend pune nuk është hapur nga Rilindja. Asnjë indikator ekonomik nuk është rritur. Asnjë investitor i huaj i rëndësishëm nuk ka ardhur në Shqipëri. Jemi të fundit në rajon për klimën e biznesit. Na e kalon Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Jemi të fundit për zhvillim dhe të parët për trafikim. Sikur të mos mjaftonte kjo, kjo qeveri ka vite që ka nisur me qëllim planin e saj për shpopullimin e vendit. Universitetit të Gjirokastrës, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, e madje edhe të Tiranës u janë mbyllur shumë degë studimore e kanë rënë ndjeshëm numri i studentëve. E përse? Që rinia të largohet e të mos studiojë këtu e ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet. Largimi i shqiptarëve dhe prurja e refugjatëve, siç janë 40,000 refugjatët e ardhur në Shqipëri nga vendet e luftrave, siç është publikuar tashmë në medie, dhe plani për prurje edhe më të madhe, tregojnë për një plan të mirëmenduar e të qëllimshëm shpopullimi. Rilindja ka shuar çdo shpresë.

“Rilindja jo vetëm që ka rrënuar qarkun e Gjirokastrës, por ka rrënuar mbarë Shqipërinë. Asnjë vend pune nuk është hapur nga Rilindja. Jemi të fundit në rajon për klimën e biznesit. Jemi të fundit për zhvillim dhe të parët për trafikim”

Nga 5 kushte për integrimin e çoi në 15. Ka rrënuar demokracinë për të cilën luftuam 30 vite. E la vendin pa gjykata, pa drejtësi, pa zhvillim. Me mijëra familje jetojnë ende në çadra në Korçë, Thumanë, Durrës, Tiranë, për shkak të tërmeteve të vitit të kaluar e sidomos të 27 nëntorit. A e dini se çdo familje me banesë të dëmtuar në Durrës ka shpenzuar me mijëra euro për t’i reparuar vetë dëmet, pasi shteti është tërësisht i papërfshirë. Me mijëra familje janë pa shtëpi e nuk dinë se çfarë do bëhet me ta. Askush nuk u jep sqarim. Askush nuk e di si do jetë fati i tyre. Pallate shumëkatëshe të dëmtuara rëndë e në rrezik shembje gjenden pranë shkollave fillore, dhe asnjë masë nuk merret. Kjo tregon se kjo qeveri është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e pashpirt. Indiferente, jo vetëm ndaj fatkeqësive, por edhe mjerimit të shqiptarëve. Sot në Shqipëri janë një gup njerëzish, që kontrollojnë pasurinë e vendit dhe pjesa tjetër, të gjithë shqiptarët që vuajnë për mbijetesë. Pa mundur të paguajnë dot faturat e ujit, dritave, apo për të blerë ilaçet. Këtë solli Rilindja, solli mjerim në çdo familje, i uli shqiptarët në nivelin më kritik të mbijetesës. Ndaj duhet të largohet sa më parë që Shqipëria të çlirohet sa më parë.

– Qarku i Gjirokastrës është ndoshta më i prekuri nga emigrimi. Përse largohen nga vendi i tyre shqiptarët?

– Sepse Rilindja ka vrarë shpresën. Ky sekt që ka zhgënjyer të Majtë e të Djathtë, që ka ofenduar edhe vetë socialistët e thjeshtë, ka vetëm një mision, që ashtu si një re karkalecash të rrafshojë e të gëlltisë të gjitha pasuritë e këtij vendi. Sa më shumë pasurohet ky sekt, aq më shumë varfërohen shqiptarët, ndaj edhe në kushtet më të vështira të jetesës ata detyrohen të largohen.

Gjithësecili duhet të pyesë veten, a ka qenë Shqipëria më keq, sesa kaq, gjatë 30 -viteve të fundit? Të gjithë e dinë që jo. Kurrë shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukën e gojës, me kaq shumë papunësi dhe mjerim sa sot. Ndaj edhe largohen, pasi në vendin e shkatërruar e shkretuar nga Rilindja nuk ka më shpresë. Qarku i Gjirokastrës, zemra e Jugut të Shqipërisë, është më i shkretuari, ku qytetarët, fermerët, rinia, pensionistët, dhe familjet po kalojnë kohë shumë të vështira, plot varfëri, papunësi, dhe largim. Me ardhjen e sektit të Rilindjes, në vend që të rriste punësimin sipas premtimeve, të bënte jetëzimin e zonës muzeale, ajo i largoi të gjitha institucionet, duke shkarkuar kështu qindra njerëz nga puna e duke lënë pa përpkrahje familje të tëra. Institucionet që janë larguar nga Gjirokastra janë: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT) etj. E përveç këtij plani shpopullues dhe penalizues për qytetin dhe qarkun, Rilindja largoi shërbimin e Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët, nuk hapi as edhe një vend të ri pune, nuk ndërmori asnjë plan zhvillimor, duke detyruar të rinjtë, por edhe familjarët të largohen, apo të jetojnë në kushte të vështira. Këtë bëri Rilindja. Ky ishte shpërblimi që u dha votuesve që i besuan. Gjirokastra u shkretua. Qyteti i UNESCO-s u braktis. Njerëzit po largohen çdo ditë. Papunësia dhe vuajtja po rëndojnë mbi të gjitha familjet e këtij qarku. Ka papunësi të madhe në çdo zonë. Ka mungesë shprese tek çdo i ri apo e re, tek çdo familjar apo i moshuar.

“Qarku i Gjirokastrës, zemra e Jugut të Shqipërisë, është më i shkretuari, ku qytetarët, fermerët, rinia, pensionistët, dhe familjet po kalojnë kohë shumë të vështira, plot varfëri, papunësi, dhe largim”

Kam apeluar më parë e do apeloj sërish: Shkoni deputetë e ministra të shikoni se në çfarë gjendje e keni shndërruar Gjirokastrën. Shkoni dhe përballuni me socialistët e ndershëm, me të majtët e të djathtët, me qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë, të cilëve u kërkuat votat e më pas i braktisët dhe i ofenduat, duke ua marrë frymën e duke u vrarë shpresën. Sekti i Rilindjes është në frymën e tij të fundit dhe shumë shpejt Gjirokastrës do i kthehen të gjitha institucionet dhe shërbimet e larguara dhe qarkut do i kthehet respekti dhe vëmendja që meriton. Takoj çdo ditë banorë të qarkut që më shprehin dhimbje për vuajtjen që po kalojnë, ndaj për mua kjo nuk është më një betejë politike, por një mision. Askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në qarkun e Gjirokastrës, apo mbarë Shqipërinë. Ndaj fajtorët duhen larguar e t’u rikthejmë njerëzve dinjitetin, punën dhe shpresën.

– Zoti Tavo, çfarë garancie jep marrëveshja zgjedhore, për të mbrojtur votën nga manipulimi, (ku opozita ka denoncuar zgjedhjet e 2015, 2019,)?

– Një nga karakteristikat e tjera të sektit të Rilindjes është përdorimi i mjeteve anti-demokratike për të manipuluar zgjedhjet. Ndaj edhe BE-ja e ka vendosur si një kusht Reformën Zgjedhore. Madje, ka qenë vetë Bundestag-u gjerman, ai që ka insistuar për këtë kusht, marrë shkas edhe nga përgjimet e publikuara të “BILD”, ku e gjithë kupola e Rilindjes është e përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Por çuna problematikë kësaj here nuk do ketë. Edhe vetë çunat problematikë, siç i dëgjuam në përgjimet e BILD e dinë më mirë se kushdo se Rilindjes i ka ardhur fundi. Në lidhje me Reformën Zgjedhore, unë i qëndroj deklaratës së Opozitës së Bashkuar, e cila thekson se kërkohet miratim pa vonesa i draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit. Ky miratin duhet të jetë pa asnjë ndryshim. Manovrat, apo provokimet do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Në rast të ndonjë provokimi dhe shkelje jo vetëm Shqipëria do penalizohej në procesin e saj të integrimit evropian, por ky do ishte një zhgënjim i madh edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët janë angazhuar maksimalisht gjatë të gjithë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

– A përmban marrëveshja zgjedhore mazhorancë – opozitë, që sa të votohet Reforma Zgjedhore në parlament, të bëhen zgjedhje parlamentare dhe vendore të parakohshme?

– Një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian është Reforma Zgjedhore dhe implementimi i saj. Pra, pas miratimit në Kuvend, ngrihet infrastruktura zgjedhore sipas marrëveshjes për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat duhet të jenë sa më përfaqësuese të vullnetit të votuesve shqiptarë.

-Cili do të jetë reagimi i Opozitës së Bashkuar, nëse mazhoranca dhe deputetët satelitë të saj të së ashtuquajturës “opozitë parlamentare” votojnë Reformën Zgjedhore pa koalicione parazgjedhore?

- Unë uroj me të vërtetë që kjo qeveri të mos arrijë deri në atë pikë të marrëzisë për të ndërmarrë aventura të tilla. Reagimi i Opozitës së Bashkuar do vijë nga Bundestagu gjerman dhe vetë Bashkimi Evropian si edhe partnerët tanë më të rëndësishëm euro-atlantik. Rilindja të mos provokojë, por të përmbushë kushtin e BE-së dhe ashtu sic ka vënë në rresht prej një viti satelitët e saj në Kuvend, të cilët kanë votuar çdo ligj të mazhorancës për një vit rresht tashmë aktrojnë sikur kanë fituar ndërgjegje të pavarur politike. Ata nuk përfaqësojnë as PD-në e as LSI-në, e as subjekte elektorale në zgjedhjet e ardhshme. Ata janë aty për t’i shërbyer Ramës e për të plotësuar karriget, të cilat sërish mbetën bosh, pasi listat u shteruan dhe nuk arritën dot të përmbushin Nenin 64 të Kushtetutës, ku përcaktohet qartë dhe prerë se Kuvendi i Shqipërisë, ka 140 deputetë. Jo 122, por 140.

“Qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama zgjodhën, që në vend të një strategjie solide e të qartë, zgjodhën që gjithçka t’i lihej spontanitetit, improvizimeve dhe protagonizmit mediatik, dhe përdorimit të vazhdueshëm politik”

Ata janë aty për shumë arsye, publike dhe të fshehta që tashmë dihen prej të gjithëve, madje edhe miqve ndërkombëtarë, të marrë peng prej disa aferave ose prej disa shpërblimeve. Ndaj ai Kuvend i kastruar, gjysmak dhe anti-kushtetues të miratojë Reformën Zgjedhore pa asnjë ndryshim nga përmbajta që i është dorëzuar Kuvendit. Shqipëria do shkojë drejt zgjedhjeve dhe shqiptarët nuk do përfaqësohen më nga bashkëpunëtorët e krimit, dhe asnjë manovër nuk do mund të përcajë opozitën, si edhe asgjë nuk do mund ta mbajë më Rilindjen në pushtet, pasi shqiptarët nuk do ua falin kurrë kusuret e viteve të saj të mjerimit, papunësisë, largimit, korrupsionit, arrogances dhe mungesës së shpresës. Dita e largimit të sektit të Rilindjes do jetë dita e gëzimit për çdo socialist, demokrat, të majtë e të djathtë, dhe e çdo familje shqiptare. Ajo ditë është shumë e afërt.
@Gazeta Telegraf

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...