Floida Kërpaçi:“Venecia” thotë se Gjykata Kushtetuese rikthen shtetin e së drejtës dhe eleminon tensionet

Hënë, 06 July 2020 09:39

Qeveria ka lënë në harresë studentët”, Kërpaçi: Të mbështen finaciarisht, edhe familjet e tyre
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, në një intervistë për “standard” ka komentuar zhvillimet e fundit politko-sociale në vend. Ajo komenton opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjyatën Kushtetuese ku thekson se: “Venecia”, që konfirmoi të gjitha shqetësimet e Presidentit dhe përkrahu vendimet e tij, ka ofruar një analizë shumë të qartë mbi problemet që po përballet Shqipëria në raport me ligjin.”.

Po ashtu kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim foli edhe mbi problematikat me sistemin arsimor si edhe çështjen e emigrimit masiv të shqiptarëve. Kërpaçi komentoi gjithashtu edhe rezolutën e Parlamentit Evropian me zyrtarizimin e 15 kushteve për nisjen e kapitullit të parë të negociatave, ku theksoi se: “Qeveria dhe mazhoranca aktuale kanë dëshmuar se nuk janë të prirur të nxisin integrimin europian, ndaj dhe zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme pasi do përcaktojnë jo vetëm qeverisjen e vendit por dhe të ardhmen mes Integrimit Europian apo përkeqësimit më tej të demokracisë.”.

Cili është vleresimi juaj mbi opinionet përfundimtare të Komisionit te Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese? Me largimin e Dvoranit dhe shenjat e para për rinisjen e punës sipas këtyre rekomandimeve, mendoni se reforma në drejtësi po rivendoset në shina kushtetuese?

Presidenti i Republikës ka kryer një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar Gjykatën Kushtetuese nga nismat antiligjore të qeverisë. Ky kontribut i vyer që siguroi pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese është garanci për të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë dhe sot ka një vetëdijësim më të madh të publikut për rëndësinë e kësaj gjykate. Komisioni i Venecias, i cili konfirmoi të gjitha shqetësimet e Presidentit dhe përkrahu vendimet e tij, ka ofruar një analizë shumë të qartë mbi problemet që po përballet Shqipëria në raport me ligjin.

Funksionimi sa më parë dhe në respekt të rekomandimeve të ‘Venecias’ i Gjykatës Kushtetuese do të ishte i domosdoshëm jo vetëm si nevojë për realizimin e njërit prej 15 kushteve të integrimit në BE dhe forcimit të shtetit të së drejtës, por do të mundësonte mënjanimin e tensioneve sociale që kemi përjetuar, si rasti i Unazës së Re apo Teatrit Kombëtar, si edhe dëmet e rënda financiare shkaktuar nga vendimarrjet klienteliste të qeverisë, si Ligji i Dividentit.

Rekomandimet e Venecias ishin shuplakë për qeverinë dhe kryeministrin që kanë punuar me të gjitha format për të bllokuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe realizimin e 15 kushteve të BE-së.

Parlamenti Evropian kreu një votim, të paprecedentë ku u zyrtarizua rezoluta me 15 kushtet ndaj Shqipërisë, për nisjen e negociatave me BE. Nga ana tjetër në Komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputetët ngritën një sërë shqetësimesh për Shqipërinë, duke nisur nga mos ndëshkimi i krimit zgjedhor me rastet në Shijak e Dibër e deri te problemet me ligjet për median. Marrë shkas edhe nga qëndrimet e Budestagut, si e komentoni sjellje ndërkombëtare mbi qeverinë?

Votimi i Parlamentit Europian mbi 15 Kushtet ishte një note jo-kaluese për qeverinë. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria sot përballet me 15 Kushte, të cilat nuk do të ekzistonin nëse qeveria shqiptare do të kishte qenë e fokusuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim. Pavarësisht se Parlamenti Evropian dhe vëmendja e shtuar ndërkombëtare konfirmon të gjitha shqetësimet që opozita ka ngritur mbi gjendjen e rënduar të demokracisë dhe sjelljen anti-integrim të qeverisë, ky vendim nuk na mbush me kënaqësi pasi kjo do të thotë se po shkatërrohet e ardhmja e të rinjve dhe të rejave të vendit. Po dëmtohet rëndë një brez i tërë, i cili sot duhet të jetonte më mirë në vendlindje, pa nevojë për të emigruar duke kërkuar gjërat bazike si punësimi, arsimi.

Bashkimi Europian ka mbështetur vazhdimisht integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen europiane, si një destinacion strategjik i Ballkanit Perëndimor por edhe afërsi vlerash që ne ndajmë. 15 Kushtet duhen vlerësuar si mundësia e radhës që vendet anëtare i kanë ofruar popullit shqiptar për të realizuar aspiratën europiane. Qeveria dhe mazhoranca aktuale kanë dëshmuar se nuk janë të prirur të nxisin integrimin europian, ndaj dhe zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme pasi do përcaktojnë jo vetëm qeverisjen e vendit por dhe të ardhmen mes Integrimit Europian apo përkeqësimit më tej të demokracisë.

Palët mundën të arrinin më në fund konsensusin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Por ndërkohë marrëveshja ende mbetet e rrezikuar për shkak të qëndrimit të opozitës parlamentare . Si e komentoni këtë çështje? A besoni se pas tyre qëndron kryeministri, ku sic njihet gjerësisht, PS lufton prej kohësh për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Marrëveshja mbi reformën zgjedhore është dakordësuar më datë 5 qershor nga të gjitha palët në Këshillin Politik. Kush tenton ta sabotojë miratimin e saj i vendos gjithashtu shkelmin integrimit europian të vendit, pasi reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është 1 prej 15 kushteve për çeljen e negociatave.

Është humbur shumë kohë me reformën zgjedhore për shkak të frikës së qeverisë për tu përballur me qytetarët shqiptarë në zgjedhje të lira e të ndershme. Kryeministri është i frikësuar nga bashkimi i qytetarëve me opozitën e bashkuar dhe vendosmërinë tonë për të sjellë ndryshimin e merituar.

Jeni shprehur me disa qëndrime mbi problemet e maturantëve dhe studentëve, ku së fundmi është folur edhe mbi çështjen e mjaft debatueshme të testimit të gjuhë-letërsisë. Sipas jush, ku po gabon qeveria me sistemin arsimor?

Të rinjtë nuk po marrin një arsim cilësor sot në Shqipëri. Edhe pse të rinjtë shqiptarë janë shumë të talentuar, atyre nuk po u ofrohet arsimi dhe mundësitë për arsim që ata meritojnë. Qeveria ka dështuar me sistemin arsimor, pasi arsimi nuk ka të bëjë thjesht me godinat e shkollave apo ngjyrat e fasadave të çerdheve, mirëpo me botëkuptimin që lidershipi i vendit ka për edukimin e brezit të ri. Ne kemi nevojë për arsim që i përgatit të rinjtë për punët e të ardhmes, që nxit potencialin e tyre inovator por edhe kërkimin shkencor, që krahas arsimit profesional që garanton punësim me paga të larta që kur mbaron gjimnazin, ti shohim universitetet tona si motor të zhvillimit jo thjesht si insitucionet e rradhës për ti zaptuar.

Nga angazhimi në Parlament, nga ndjekja dhe njohja nga afër e shqetësimeve, problemeve të të rinjve, unë gjykoj se kjo qeveri thjesht është fokusuar te pushteti dhe interesat vetjake, në vend që të vendosnin të rinjtë të parët dhe ta kthenin arsimin në mjetin për zhvillim të vazhdueshëm të vendit.

Matura Shtetërore, për shkak të keqqeverisjes është kthyer në një proces eksperimental që në vend të stimuloj, thyen ëndrrat dhe besimin e të rinjve te e ardhmja në Shqipëri.

Në këtë situatë, ku mbi 75.000 mijë qytetarë vetëm gjatë kësaj periudhe kanë dalë të papunë, kemi propozuar që për studentët tarifat e larta të studimit të subvencionohen 100% dhe asnjë maturant mos të paguaj asnjë tarifë për aplikimin në Universitet!

LSI, si partia e të rinjve ka si mision që ti garantojë të rinjve arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar!

Një tjetër fenomen të cilin vendi po e vuan prej vitesh tashmë është emigrimi i shqiptarëve dhe kryesisht të rinjve. Siu e shihni këtë problematikë dhe cilat duhet të jenë sipas jush strategjitë për të rikthyer në vend të gjithë ato që janë larguar për një të ardhme më të mirë?

Njerëzit ikin nga Shqipëria për shkak të papunësisë, gjendjes së rënduar ekonomike, pasi edhe ata që e kanë një punë me nivelin e ulët të rrogave që kemi nuk u del të paguajnë taksat e rritura të qeverisë, apo çmimet e jetesës gjithnjë e më të shtrenjtë. Kjo ka krijuar një gjendje të rënduar në familjet shqiptare. Kërkesa për mundësi më të mira arsimi gjithashtu është një faktor tjetër që nxit largimin. Mungesa e meritokracisë në sistemin tonë shoqëror, ku mbizotërojnë antivlerat ka shtyrë shumë të rinj idealistë të qëndrojnë në vendet perëndimore ku kanë vijuar studimet universitare, duke vendosur të mos kthehen.

Në 30 vite pas rënies së sistemit të partisë-shtet, njerëzit janë larguar e po largohen masivisht tani, pasi janë të lodhur me faktin që këtu gjithcka kontrollohet nga partia në pushtet.

Mendoj se kemi nevojë për një frymë të re, një model të ri lidershipi të vendit, ku të prevalojë dashuria ndaj vendit, vlerat mbi antivlerat, shteti i së drejtës mbi pushtetin personal. 15 Kushtet e negociatave dhe rruga e integrimit europian është në gjykimin tim një rrugë e mirë për të përmirësuar shumë prej aspekteve që çojnë të rinjtë drejt emigrimit, por më tepër duhet bërë për kulturën politike dhe demokratike në përgjithësi.

LSI në programin e saj ka fokus kryesor te rinia e vendit, për ti garantuar arsim cilësor dhe punësim të paguar mirë, që brezi i ri të mos mendojë më vetëm largimin. Do vijojmë të mbështesim politika konkrete për të rinjtë në biznes dhe sipërmarrjet e reja. Me programin tonë Super Brain ne synojmë që shumë të rinj të rikthehen në Shqipëri për të punuar dhe ndërtuar të ardhmen në vend.

Misioni ynë për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë tonë, është mision i pandalshëm!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...