Shtimi i rasteve të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, Meta:Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

Hënë, 06 July 2020 13:29

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij të mbajtur para gazetarëve, deklaroi se janë shtuar rastet e personave të infektuar dhe po ashtu edhe të viktimave nga koronavirusi e një gjë e tillë paraqet problem për vendin.

Meta u shpreh se duhet strategji e re dhe afatgjatë për të përmirësuar situatën.

“Duhet një strategji për të dalë nga situiata nga koronavirusi. Situata po shkon drejt përkeqësimit. Duke ngushëlluar familjarët e viktimave, theksoj se duhet mbajtur distanca sociale. Duhet strategji e re dhe afatgjatë. Përpos masave, duhet të kemi edhe një ekonomi të fuqishme. Duhet që të gjitha ambasadat të angazhohen, që të gjithë qytetarët shqiptarë që gjenden jashtë të mos penalizohen. Duhet që zyrtarët qeveritarë të mbrojnë sa më mirë interesin publik. Grupi negociator të përmirësojë detyrën. Duhen respektuar masat e distancimit. Kam kërkuar edhe takim me Manastirliun për situatën”, tha Meta.

 

Ilir Meta vuri në dukje se kushtet e BE për integrimin duhen përmbushur për të bërë më përpara drejt celjes së negociatave

“Më në fund zoti Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH. Uroj që zoti Shehu ta drejtojë KLSH-në në mënyrë të pavarur dhe jashtë cdo ndikimi, që të mund të hetojë cdo rast abuzimi me fondet publike. Gjithashtu, takova zotin Bujar Leskaj dhe e falënderova për të gjithë kontributin që ka dhënë në krye të institucionit të KLSH-së. Presidenti mbështet KED. KED të mbyllë procedin për të zgjedhur vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Mos harrojmë se Gjermania ka marrë presidencën e KE dhe duhet të përmbushim kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për celjen e negociatave”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...