Kryemadhi: Unë nuk bëj mundje me Ilir Metën, por garë politike

E Enjte, 09 July 2020 20:20

Në intervistën për Fjala.al dhe gazetarin Roland Qafoku kryetarja e LSI u pyet dhe mbi drejtimin nga ana e saj të partisë.

Duke iu dhënë përgjigje dhe atyre që bëjnë një krahasim midis saj dhe ish-kryetarit të partisë Ilir Meta, Kryemadhi tha se ajo ka një model tjetër dhe se është në garë politike me Ilir Metën por në një garë mundjeje.

 
 
 

Ajo tha se ata të cilët sot sulmojnë LSI-në janë pikërisht njerëzit që kanë marrë më shumë nga pushteti i saj dhe sot janë bashkuar me rilindjen.

 
 
 

-Kush ka në mend të zëvendësojë Monika Kryemadhin?

 
 

Ka sa të duash të rinj dhe të reja, edhe ti mund të kandidosh në LSI sepse nuk ka asgjë të keqe. 99% të Qafokëve janë me LSI, vetëm ti ke dal jashtë vije...

-Znj. Kryemadhi unë jam gazetar dhe jam në profesionin tim, natyrisht që unë kam votën time, kjo nuk mund ti ndalojë ata Qafokët e mi të votojnë kë të duan, kjo nuk ka lidhje...

Kjo është një gjë shumë e mirë, për këtë të përgëzoj, por vetëm ti na ke ngelur jashtë vijës po them...

-S’më ke bërë dot, znj. Kryemadhi si i përgjigjeni atyre që thonë se znj. Kryemadhi nuk e drejton LSI-në si Ilir Meta, ai e drejtonte më ndryshe, ishte më e fortë LSI-ja atëherë, kishte një unitet më të madh se tani, ju tani i keni mënjanuar disa figura, disa figura janë larguar vetë, i ke mbështetur të rinjtë, por ata vajzat dhe djemtë e rinj, sidomos ca vajza akoma nuk po ngjisin atë kuptimin e maturisë

Unë po pres këta liderat e mëdhenj të Ballkanit që të vinë dhe të angazhohen për të kthyer këta 600 mijë të rinjtë dhe shqiptarët. Kështu kjo që thoni ju nuk është e vërtetë. E dyta kjo është një nga problematikat që ka sot rilindja dhe një nga problemet nuk është më koha e Ilir Metës dhe duan të krijojnë një llojë distancimi. Në fakt personat që e thonë këtë gjë janë persona të cilët kanë përfituar nga pushteti i LSI-së dhe kanë qënë ata që e kanë bërë pis LSI-në në ato vite. Kështu që normal sot e ndjejnë veten më të sigurt pranë rilindjes dhe do të ndihen më të sigurt atje dhe atje është dhe vendi i tyre.

Si ka e kanë bërë pis LSI-në?

Unë nuk jam as gjykatëse as prokurore. Unë jam kryetarja e LSI-së. Por ajo që dua të them, në këto 3 vite si kryetare e LSI-së unë kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë dhe duke lëvizur në gjithë Shqipërinë unë kam kontaktuar jo vetëm më anëtarët por edhe qytetarët dhe ajo që dua të them dhe është shumë e rëndësishme, është që sot LSI është vërtet partia e të rinjve. Partia e grave dhe vajzave, e burrave dhe djemve të cilët kanë ëndrra dhe aspirata për të jetuar në Shqipëri, për të ndërtuar familjet e tyre në Shqipëri dhe për ta jetuar jetën në Shqipëri. Unë nuk mendoj që LSI-ja ka nevojë për njerëz të cilët kërkojnë të përdorim vullnetin dhe votën e simpatizantëve dhe anëtarëve të LSI për të krijuar një parajsë të vogël të tyre qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Mendoj që koha e këtyre njerëzve ka  mbaruar.

Mund të përdorim ndonjë emër?

Jo, emrat i dini ju. Ata që ju a kanë dhënë këtë informacion ata janë emrat. Përderisa ju e bëtë këtë pyetje ju e dini.

Po pse keni kaq kompleks?

Unë nuk kam dëgjuar njëri që ti thotë këto. Biles përundrazi, thonë që strukturat e LSI-së tashmë po lulëzojnë.

Qenkeni e rrethuar vetëm nga njerëz që të duan ty.

Jo nuk jam e rrethuar nga njerëz që më duan mua. Unë jam e rrethuar nga njerëz që nuk kanë pasur asnjëherë pushtet nga LSI-ja. Unë jam e rrethuar nga njerëz që kanë ardhur ke LSI-ja që 18 vjeç dhe nuk e kanë gëzuar në asnjë moment pushtetin e LSI-së. As nuk janë punësuar dhe as nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes së LSI.

Ju keni pasur ministra...

Po ministra ka prapë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë ministër që të thotë ishte dorë e fortë Ilir Meta dhe nuk është Monika Kryemadhi.

Më i fortë se ju ishte Ilir Meta, këtë e them edhe unë.

Unë nuk bëj mundje dore me Ilir Metën zotëri. Unë bëj dashuri me Ilir Metën, unë bëj garë politike. Dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën e as me Monikën. Gara politike ka të bëjë me qëllimet tona politike. Që të kthehen ata 600 mijë të rinj e të rritur që kanë ikur në këto 3 vjet. Për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Pse? Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë. Vendi më i shenjtë. Shtëpia dhe familja, janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...