Kryemadhi dhe Basha takim online me Raporteren për Shqipërinë në BE: Mazhorancës i duhen vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral, çdo alibi për të prishur dakordësinë…

Premte, 10 July 2020 13:11

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe lideri demokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim me raporteren për Shqipërinë në BE, Isabel Santos lidhur me pandeminë, Reformën Zgjedhore dhe situatën aktuale.

Kryemadhi ka thënë se mazhorancës në një parlament me 122 deputetë i duhen vetëm 73 vota për ligjin e ri elektoral, prandaj çdo alibi tjetër për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është tentativë për të vrarë dialogun politike dhe perspektivën europiane.

Më tej ajo shton se Opozita e Bashkuar ka prioritet sfidën ndaj COVID-19 ndërkohë që ka qenë dhe është e vendosur për të finalizuar Reformën Zgjedhore, që i hap rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

🇦🇱 Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.
Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...