Basha-Ramës:Për Kodin duhet konsensus me opozitën, për kushtetutën nuk duhet?

Premte, 10 July 2020 15:57

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu është shprehur se Rama kërkonte të kapte komisionet zgjedhore, por dështoi.

Basha deklaroi se për Kodin Zgjedhor, u dashka konsensusi i opozitës, por për ndryshimi ne Kushtetutës, Rama nuk e do këtë konsensus.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Shqipëria nuk mund të jetë peng i tmerrit dhe frikës së Edi Ramës.

Marrëveshja e 5 qershorit, që ka bekimin e faktorit ndërkombëtar është e qartë: nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo se nuk deshëm ne, por se në këtë marrëveshje Edi Rama u fut me një dhe vetëm një qëllim: të kapte komisionet zgjedhore, në të cilin dështoi me turp.

Vetëm një budalla mund të besojë atë që tha sot Edi Rama që ‘aspektet e reformës zgjedhore, që kanë të bëjnë Kodin Zgjedhor, kanë nevojë për konsensus me opozitën, ndërsa këto të tjerat që kanë nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë, nuk paskan nevojë për konsensus me opozitën!

‘Për Kodin Zgjedhor duhet konsensus, për kushtetutën nuk duhet konsnesus’-këtë tha me pak fjalë.

A ka budalla në Shqipëri që e beson këtë? Nëse Edi Rama është për lista të hapura, nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, sepse bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor.

E vetmja arsye përse Edi Rama kërkon ndryshime Kushtetuese është të heqë koalicionet parazgjedhore. Motivi i kësaj është tmerri i një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...