TIRANE
Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka përkujtuar përmes një postimi në facebook 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
“Denimi i genocidit, krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës bëhet pa ekuivok.” Shkruan Pollo ndër të tjera në postimin e tij.
Statusi i plotë:
Para 25 vitesh forcat serbe kryen në Srebrenicë genocid kundër civilëve boshnjakë. Në përkujtojmë sot tē tërë viktimat e luftrave ne ish Jugosllavi; dhe sjellim në kujtesë mizoritë e asaj kohe.
Denimi i genocidit, krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës bëhet pa ekuivok.