Babai i gazetarit nga Kosova, Berat Buzhala ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari parmes një postimi në Facebook. Buzhala shprehet se babai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare, pasi nuk arriti të fitojë betejën me Covid-19.
Kujtojmë se gazetari pak ditë më parë lajmëroi se ishte infektuar nga koronavirusi. Ai dhe anëtarë e tjerë të familjes u karantinuan. Ndërkohë pak ditë më vonë gjendja e babait të tij u përkeqësua dhe fatkeqësisht nuk arriti t’a mposhtë virusin.
Postimi nga Berat Buzhala:
Miq dhe mikesha,
Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen ????.
Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.
Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.
Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.
T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.
Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.