Bardhi:Rama i tmerruar nga rotacioni

Saturday, 11 July 2020 14:18

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.
Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mos ndryshonin,” shkruan Bardhi

Damian Gjiknuri: 19 qershor 2020

Ne përshembull si Parti Socialiste të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura.
Mbase do vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do pendohen për listat e hapura.
Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja.

Damian Gjiknuri: 21 maj 2020

Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.
Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani.
S’mund të zgjidhet kjo kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo.
Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.

Login to post comments