Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus.
Nga foltorja e Kuvendit, Hoti ka bërë të qartë se nuk do hezitojë ta kërkojë gjendjen e jashtëzakonshme pasi diçka të tillë e kërkuan në qeverinë e kaluar si partner.
“Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri. Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe nuk do të hezitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK”- tha Hoti.
Por Presidenti Thaçi në reagimin e tij nuk e përmend fare gjendjen e jashtëzakonshme, por vëren se gjendja është shqetësuese dhe i bën thirrje qytetarëve që rigorozisht të respektojnë masat aktuale për parandalimin e COVID-19.