Nga Tritan Shehu
Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:
—Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence, pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)... jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!
—Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.
—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrotjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!!
Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!
Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet.