Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa foto ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takimet më të fundit të tij shfaqet pa maskë dhe nuk mban distancim social.
Vasili shtron pyetjen se pse Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ditë për ditë bën thirrje për vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancimit social, ka frikë të gjobisë kryebashkiakun e Tiranës.
Vasili thotë se kjo është arsyeja se pse askush nuk po beson dhe dëgjon më autoritetet dhe qeverinë.
STATUSI NGA PETRIT VASILI
Pse Ministrja ka kaq shume frike te gjobise Kryetarin e Bashkise???
Shihni keto foto se eshte surrati i shtetit ne to!
Nuk respekton distancen si dhe pa maska,keshtu dhunon cdo rregull te Pandemise ky Kryetari i Bashkise,
por Ministrja e Shendetesise ka frike shume shume te madhe dhe nuk e gjobit dot per qamet.
Dhe pastaj japin keshilla ne FB, vene edhe gjoba me polici perkrah.
Dhe pastaj fajin e ka populli.
Dhe pastaj fajin e ka biznesi dhe e gjobitin.