I teti me Bronz ne kadastren e Vlores

Hënë, 13 July 2020 15:45

Në Kadastrën e Vlorës vazhdon seriali i dorëheqjeve dhe emërimeve të drejtorëve duke e shndëruar këtë institucion në shembullin më tipik të turpit dhe dështimit të shtetit shqiptar.

Kadastra e Vlorës rezulton të jetë posti më i nxehtë në qeverinë Rama. Që prej shtatorit 2019 deri ditën që flasim janë ndërruar plot 8 drejtore , ndersa sot u prezantua drejtori i ri Andi Binaj.
Sipas një hulumtimi të BIRN-it, dorëheqjet e shumta në Kadastrën e Vlorës kanë të bëjnë me një konflikt të fortë për një tokë me vlerë miliona euro në bregdetin e fshatit Jalë. Sipas tij, dorëheqjet lidhen me refuzimin nga zyrtarët e Kadastrës Vlorë për të regjistruar një vendim të Gjykatës së Lartë që pezullonte veprimet e regjistrimit të pronësisë mbi një sipërfaqe toke prej 14,8 hektarësh në bregdetin e fshatit Jalë.

Kjo tregon qarte se banda e qeverisë eshte në luftë me bandat e tjera për t’i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës jane dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Nëse Edi Rama dhe vartesi i tij Artan Lame do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese dhe nuk do ishte kjo lloj situate ne kufijte e te paimagjinueshmes.

Login to post comments