Haradinaj: Mund ta shqyrtoj ofertën për president! Ndarja është evituar

Hënë, 13 July 2020 22:41

Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Çim Peka LIVE tha se sa u përket krimeve që janë bërë në Kosovë pas luftës, ato ‘nuk janë më akuza ndaj UÇK-së, janë ndaj individëve’.

I pyetur nëse do e merrte në konsideratë një propozim për t’u bërë president në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, Haradinaj e la të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin.

 

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj.

 
 
 

“Unë kam pasur ballafaqimet e mia me ligjin ndërkombëtar dhe jam rast i mbyllur. Unë kam mjaft punë, Aleanca ka mjaft përgjegjësi dhe jam i kënaqur të vazhdoj kështu siç jam,” tha Haradinaj.

 
 

Peka tha se për momentin përflitet për dy kandidatura nga PDK për president. E para, Vlora Çitaku, e mbështetur nga Hashim Thaçi- ndërlidhësja me Bolton.

Propozimi i dytë është Enver Hoxhaj, një kandidaturë e mbështetur nga Rama, një njeri pranë kryeministrit shqiptar.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes tyre, Haradinaj tha: “Nuk mund të jap përgjigje në këtë kohë sepse dua të ruaj respektin për kolegët. Do ishte një spekulim i imi. Ajo që dihet është se ndarja është evituar. Pasojat i kemi sot ne që i kemi qëndruar përballë kësaj teme. U vërtetua se askush nuk është i zoti për të siguruar ndarjen”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...