Ndryshimet kushtetuese/Instituti i Studimeve Politike: Asnjë prej tyre s’mund të bëhet në Kod pa miratim në Këshillin Politik, nuk i mbështet SHBA dhe BE

Tuesday, 14 July 2020 12:57

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për miratimin në Komisionin e Ligjeve të ndryshimeve kushtetuese duke theksuar se asnjë prej tyre nuk mund të bëhet në Kodin Zgjedhor pa miratimin paraprak në Këshillin Politik.

Sipas ISP, Kodi Zgjedhor tashmë është ndryshuar nga marrëveshje e dakordësuar e 5 qershorit, dhe që të bëhen ndryshime të tjera në të duhet miratim në atë Këshill.

Në statusin në FB, Instituti shkruan se Listat e Hapura janë një lajm pozitiv, por ndryshimet kushtetuese që u miratuan sot nuk kanë as mbështetjen e SHBA dhe BE apo Britanisë së Madhe.

DEKLARATA NGA INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare. Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Miratimi i hapjes së listave është lajm pozitiv dhe koncepti i hapjes drejt qytetarit vendimmarrës do të duhej të kishte mbështetje të gjerë të të gjithë spektrit politik.

 

Ndryshimet e reja kushtetuese kanë një rrugë të gjatë deri në miratim në seancë dhe reflektim në Kodin Zgjedhor, i cili ndërkohë, është ndryshuar nga marrëveshja politike e datës 5 qershor. Një prej pikave thelbësore të marrëveshjes ishte ajo, sipas të cilës, asnjë ndryshim tjetër nuk mund të bëhet në Kod pa miratim paraprak në Këshillin Politik. Ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik.

Si dhe sa e kemi ndryshuar Kushtetutën prej vitit 1998? Nëse do ta krahasonim me një libër kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, – gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar. Vijon tradita e demokracive hibride, sipas të cilës, kur kemi një problem dhe një qëllim politik afatshkurtër, nuk i zgjidhim ato duke ndryshuar sjelljen tonë ndaj problemit/qëllimit, por duke ndryshuar Kushtetutën, pra, duke ia përshtatur Kushtetutën nevojave ditore politike dhe duke e (keq)përdorur atë si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...