VOA: Ndryshimet janë të paqarta, nuk ekziston koncepti i ...

E mërkurë, 15 July 2020 00:03

Deputetët e shumicës dhe ata të opozitës parlamentare, ranë sot dakord për formulimin e ndryshimit të dy neneve të Kushtetutës që lejon modifikimin e dy elementëve të sistemit aktual zgjedhor, duke zëvendësuar listat e mbyllura me ato të hapura dhe duke shmangur koalicionet parazgjedhore.

Ndërhyrja e parë prek Nenin 64 të Kushtetutës duke e ndryshuar atë në tërësi, ndërsa saktëson se deputetët zgjidhen “sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar”. Në këtë formulim bie në sy përdorimi i termit “konkurim rajonal”, i cili mbetet i paqartë përsa kohë koncepti i rajonit, nuk ekziston si i tillë në ndarjen administrative, ku parashikohen qarqet dhe bashkitë.

 
 

Duke qenë se listat e hapura krijojnë problem për përfaqësimin gjinor, atëherë është parashikuar vendosja e një dyshemeje prej dy të tretash për votën parapëlqyese. Mbetet për t’u parë se cili mekanizëm do të shërbejë për ta vënë atë në zbatim në kodin zgjedhor, dhe sa do e komplikojë procesin e votimit dhe të numërimit.

 
 
 

Sa i përket pragut kombëtar, niveli i tij, do të përcaktohet në kodin zgjedhor. Palët kanë rënë dakort që pragu “nuk duhet të jetë pengues për partitë e vogla, nuk duhet të frenojë dhe dekurajojë konkurencën politike, sikurse nuk duhet të nxisë fragmentimin e Parlamentit apo të dëmtojë stabilitetin e qeverisjes”.

 
 

Listat e hapura shmangin automatikisht koalicionet parazgjedhore, duke qenë se e bëjnë të pamundur teknikisht administrimin e procesit. Ndërsa në tekstin aktual të Kushtetutës, në Nenin 68 përcaktohet se “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit”, nocioni koalicion është hequr në riformulimin e këtij neni.

Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë Socialiste. Ndryshimet ndërkaq, do të çojnë detyrimisht në rishikimin e Kodit Zgjedhor në mjaft aspekte të tij.

Vendimi i shumicës për të mbështetur nismën e propozuar nga opozita parlamentare për listat e hapura është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtë parlamentare. Edhe sot në një deklaratë të përbashkët të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj theksohet se “tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës”. Sipas deklaratës “çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën… kërcënon rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”. Opozita saktëson se “i qëndron plotësisht kthimit në ndryshime ligjore, pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket dhe se do të miratohet pas asnjë ndryshim në parlament, por sipas tij, parlamenti dhe deputetët, "nuk mund të ndalohen të shkojnë përtej asaj kornize"./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...