Takimi Meta-Basha, zbardhen detaje/Ja çfarë kërkoi presidenti

E mërkurë, 15 July 2020 12:05

 

Zbardhen detaje nga takimi i presidentit Ilir Meta me kreun e opozitës Lulzim Basha, që po zhvillohet në presidencë.

Mësohet se Meta ka kërkuar nga Basha që opozita të ruajë qetësinë dhe ti qëndrojnë marrëveshjes së bërë në 5 qershor, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve.

‘Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa herë ka zhvillime apo ka zhvillime në rajon. Jini të vetëpërmbajtur’, mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.

‘Ato që na bashkojnë sot janë kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë.

E rëndësishme të mos bëjmë aventura me Kushtetutën.

Sot janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe është një gjë pozitive jo vetëm për ata, por është një moment reflektimi për të gjithë ne këtu që të japim mesazhe pjekurie dhe përgjegjshmërie.

Dua të falënderoj bashkëpunimit tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së teatrit.

Do kërkoja nga ju që ti qëndronim besnikë marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.

Kur nuk është parë të mohohet kaq shpejt një marrëveshje pa u tharë boja’, mësohet se është shprehur presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...