Duket se dita ditës faktori ndërkombëtar po bëhet bllok kundër planit të Edi Ramës që synon të ndryshojë Kushtetutën e vendit pa një konsensus mbarëpolitik dhe vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.
Pas Bundestagut gjerman edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, i cili është edhe një nga garantët e marrëveshjes së 5 qershorit është deklaruar sot kundër asaj që po bën mazhoranca me Kushtetutën.
Nga Vlora ai ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Soreca gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE.
“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse“, tha Soreca teksa ishte duke kryer një vizitë në Kaninë të Vlorës.