Edhe kryediplomati gjerman kërkon ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria

E mërkurë, 15 July 2020 13:27

 

Nga Erisa Zykaj, Bruksel

Pas kancelares gjermane Angela Merkel, është ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas që bën dallimin e qartë midis hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Në një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ministri Maas ka artikuluar qartë se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.

Sipas tij, mesazhi që po përçojnë edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian, është se ka ende hezitim kur vjen fjala për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe kalimi në këtë etapë është më shumë i mundur me Maqedoninë e Veriut sesa me Shqipërinë.

 

“Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.

Ky është mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare. Ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dijmë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, u shpreh Heiko Maas, ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë.

Seanca dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian me ministrin Heiko Maas kishte pêr qëllim trajtimin e sfidave dhe zgjidhjeve për politikën e jashtme tê Bashikimit Europian në kuadrin e presidencës rrotulluese gjashtëmujore gjermane të kësaj organizate.

*ABC News

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...